Si e fshehu SPAK emrin e Amant Josifit, Policia spanjolle kërkoi arrestimin e tij

Operacioni i madh ndërkombëtar i emërtuar “FRIDA-REFOX” u zhvillua në datat 8 dhe 9 nëntor në vendin tonë. Asnjë emër nuk doli për të mësuar se kë kërkonin në Shqipëri autoritetet spanjolle. Gazetarja Nikoleta Kovaçi shkruan se, në pranga u soll vetëm Berlando Saraçaj nga Vlora. Po ashtu, i riu, sipas spanjollëve të hetimit, ishte i dyshuar edhe për pjesëmarrje në organizata kriminale, ndërsa sot më në fund kryepolici Muhamet Rrumbullaku bëri me dije se në kërkim ishte edhe Amant Josifit, si dhe katër persona mjaft të rëndësishëm në lidhje me angazhimin e tyre në këtë afërme miliardaeuroshe. Në dokumente u bë me dije se përmendeshin emrat e Adrian Korriku, Iris Puce, Berlando Saraçaj dhe Erindi Pysqyli, ku dy të fundit do të ekstradoheshin në Spanjë.

Sipas të dhënave që u lanë në SPAK dhe BKH në kohën e verifikimit të personave u mësua se bëhej se një qendër mashtrimi ishte e lidhur me ‘Milton Group’, që ishte e drejtuar nga një këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes, që prej kohësh akuzohet gjithashtu se ka lidhje edhe me vëllanë e kryeministrit Edi Rama, Olsin.

Edhe pse nuk përmendën emra, SPAK doli në një konferencë duke dhënë detaje të përgjithshme, ndërsa shifrën e mashtrimit e mësuam nga mediat spanjolle. “El Pais” tha se grupi kriminal përfitonte rreth 5 milionë euro për çdo tre muaj. Policia spanjolle që prej muajsh gjendej në vendin tonë kishte kërkuar arrestimin e dy personave dhe madje edhe ekstradimin e tyre drejt Spanjës, pasi ata kishin lëshuar një mori urdhër-arrestesh, mes tyre edhe emrin e personit që ata e konsiderojnë si kokën e këtij grupi. Por Josifi duket se nuk ndodhet gjëkundi.

About Redaksia

Check Also

Budina: Rama-Veliaj nuk ikin vetë, t’i tërheqim zvarrë! Nesër është dita e sulmit kundër hajdutëve

Regjizori Edmond Budina duke marrë fjalën në tubimin qytetar që zhvillohet në mbështetje të liderit …

Leave a Reply