Primaret/ Berisha: Sot u vendos një standard demokratik i paparë në Shqipëri

Standard demokratik e konsideroi kryetari i PD, Sali Berisha procesin e primareve për zgjedhjen e kandidaturave të 14 majit 2023. Nëpërmjet një konference me mediat nga selia blu, Berisha tha se primarët e shndërruan PD-në në forcën më të fuqishme politike të Shqipërisë.

“Në këtë kontekst unë kam bindjen se çdo anëtar dhe anëtare e PD-së, simpatizantë të saj, ndihen më të lirë, ndihen më dinjitozë, më të motivuar, se kurrë në idealet e tyre demokratike. Kam bindjen se ata vlerësojnë këtë ndryshim madhor të PD-së, këtë proces me të cilin kjo forcë politike përmbysi përfaqësimin, procedurën e përfaqësimit dhe zgjedhjes së drejtuesve partiakë, qeveritarë vendosë të saj. Në të gjitha këto procedura, sovrani për PD-në ishte anëtarësia, nuk ishte as kryetari dhe as kryesia. Pra, vendoset në këtë mënyrë një standard demokratik i paparë më parë në Shqipëri, ç’ka e bën sot PD-në forcën më të fuqishme politike të Shqipërisë, forcën më të përkushtuar për lirinë dhe të drejtat e anëtarëve të saj dhe nesër në pushtet të qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Në dreq Ambasadorë memecë ndaj hajdutërisë mafioze

Ne dreq Ambasadoret memecë ndaj hajdurise mafioze te pandeshkuar te Rames e Veliajt dhe llafane …

Leave a Reply