Berisha: Policia hapi zjarr mbi refugjatët në Kukës, 2 të plagosur. Po fshihet krimi

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë një akuzë të fortë ndaj Policisë së Shtetit. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se janë dy personat e plagosur nga Policia pasi kanë hapur zjarri mbi emigrantët e huaj në Kukës. I plagosur, sipas tij, ka mbetur një sirian i identifikuar si Muhamet Harbi dhe një shqiptar Klevis Gjoni. Po ashtu shtoi se krimi po fshihet.

“Policia hap zjarr mbi refugjatët në Qytetin e Kukësit. Me breshëritë e saj përgjak qytetin. Ajo fsheh krimin e saj! Në këtë akt kriminal mbetet i plagosur shtetasi sirian Muhamet Harbi dhe shtetasi shqiptar Klevis Gjoni. Policia fsheh krimin e shëmtuar. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal shtetëror përdorimin e armëve ndaj refugjatëve të pambrojtur, plagosjen e shtetasit sirian dhe shtetasit shqiptar si një krim i mirëfilltë shtetëror. Dënoj fshehjen e krimit të rëndë nga autoritetet policore përgjegjëse për aktin e shëmtuar. Ju bëj thirrje OKB, organizatave tjera për të drejtat e refugjatëve të dënojnë me forcën më të madhe këtë krim dhe fshehjen e tij. I bëj thirrje Avokatit të Popullit të nisë menjëherë hetimet dhe të zbardhe plotësisht aktin kriminal të policisë së Edi Ramës”, shkruan në postimin e tij Sali Berisha.

Plagosja e qytetarit nga Egjipti u konfirmua ditën e sotme nga policia e shtetit. Sipas tyre, egjiptiani mbeti i plagosur nga një polic i Kukësit, gjatë një operacioni për kapjen e klandestinëve në kufi me Kosovën për kalim të paligjshëm. Një fugon me klandestinë ishte në ndjekje nga policia, por ku iu bë shenjë për të ndaluar, klandestinët nuk i janë bindur urdhrit duke zbritur dhe duke u larguar në këmbë. Më pas, policia ka qëlluar në drejtim të tyre në përpjekje për të neutralizuar trafikantët e qenieve njerëzore, nga ku mbeti i plagosur një klandestin egjiptian. Policia në njoftimin për mediat, bëri të ditur se ka nisur hetimet për efektivin që la të plagosur shtetasin e huaj.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply