Berisha: Nuk mund të pranojmë që ky Samit të konsiderohet si një mbështetje për Edi Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur nga podiumi i protestës së organizuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit kudër qeverisjes së Edi Ramës në ditën Samitit të BE me Ballkanin Perëndimor.  Berisha ka theksuar se ‘ne nuk mund të pranojmë që ky samit të konsiderohet si një mbështetje për Edi Ramën’

Berisha: Të gjithë shqiptarët, të gjithë ne sa jemi këtu, shqiptarët sado që janë ju jemi mirënjohës me nderin e madh që i bëni Shqipërisë.

Por njëkohësisht ne jemi fatkeqë sepse ne përfaqësohemi në këtë samit, me njeriun, që me të gjitha kodet e botës, duhet të ishte sot para drejtësisë, jo i ulur sot aty me ju.

Ne ndjehemi fatkeqë sepse pushteti i atij që na përfaqëson, qëndron mbi krimin elektoral, votën e vjedhur, korrupsionin dhe drogën dhe të zezat e këtij vendi.

Sot është dita kur Europa dhe bota mund të njihen me të vërtetat e Shqipërisë.

Ndaj siç e kërkon tradita jonë, miqve do u themi të vërtetën. Ne jemi këtu në një protestë, me qëllimin më madhor, që sot të jehojë para liderëve, medieve, edhe zëri i popullit të opozitës shqiptare.

Ne nuk mund të pranojmë që ky samit të konsiderohet si një mbështetje për Edi Ramën dhe qeverinë e tij, si më të korruptuarat në planet.

About Redaksia

Check Also

Në dreq Ambasadorë memecë ndaj hajdutërisë mafioze

Ne dreq Ambasadoret memecë ndaj hajdurise mafioze te pandeshkuar te Rames e Veliajt dhe llafane …

Leave a Reply