Demokratët nga të gjitha rrethet vijnë në Tiranë në protestën e opozitës kundër Ramës

Teksa protesta e thirrur nga opozita është afër startimit, mijëra qytetarë nga të gjitha rrethet janë duke u bashkuar në Tiranë.

Drejtues të degëve të PD-së në Krujë kanë raportuar se rreth 700 demokratë kanë mbërritur në Tiranë që mbrëmjen e shkuar, duke u strehuar të familjarët dhe miqtë e tyre.

Gjithashtu edhe rreth 250 simpatizantë të PD-së janë nisur nga dega në Korçë. Për më tepër, 100 të tjerë janë nisur nga Devolli, 30 nga Pogradeci dhe 50 nga Maliqi.

Sakaq protesta pritet të fillojë në orën 12:00, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

About Redaksia

Check Also

Bufi i Roskovecit tender 50 ditë para zgjedhjeve, shtron rrugët me asfalt elektoral

Disa ditë më parë u denoncua fakti se kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, …

Leave a Reply