Këlliçi-Ramës: Je shpallur armik në shesh, uroj që pas incidentit të mos jesh ti

Kandidati zyrtar i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka folur nga podiumi i protestës në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, duke paralajmëruar Edi Ramën se incidentit që ndodhi në protestë, do t’i shkohet deri në fund, zbardhjes së tij.

‘Rama ik!

Këta janë shqiptarët e vërtetë.

Isha përgatitur për të mbajtur ndoshta fjalën më pozitive që mund të kem mbajtur në një protestë, në një aktivitet. Por dua ta nis me një fjalë të drejtpërdrejtë për Edi Ramën: Uroj që prapa incidentit të sotëm të mos jesh ti.

Në 12 nëntor je shpallur armik në shesh, përpara shqiptarëve, uroj sinqerisht që pas incidentit të sotëm të mos jesh as ti, as ndonjë nga levat e tua, apo bastardët që ke qoftë në bashki të Tiranës, apo institucion shtetëror. Për këtë që ndodhi sot, do t’i shkojmë deri në fund.

Ky është momenti që për ta ditur sikundër paraardhësit tanë, demokratët, qytetarët, rinia e Tiranës, rinia e Shqipërisë, me në krye prof. dok. Sali Berishën në 1990, rrëzuam diktaturën më të egër në Europë, atë fund të garantojmë edhe ty Edi Rama.

Ne do ta respektojmë traditën tonë, miqtë i mirëpresim dhe jam i bindur që Europianët sot nuk kanë ardhur për qeverinë, por për Shqipërinë, kanë ardhur për ju, për të parë standardet dhe gjithë liritë tona, që nuk janë evropiane, por çdo ditë që kalon bëhen lindore, pasi kemi një autokrat, satrap që ka mbuluar me turp, veten e tij dhe PS-në.

Luftën për votën e lirë e bëni ju, e bën PD’, tha gjatë fjalës së tij deputeti Belind Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

15 vite nga heqja e vizave, Berisha: Pa viza edhe në Amerikë dhe anëtarësim në BE pas 11 majit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në facebook liberalizimin e vizave …

Leave a Reply