“La Repubblica”: Kryetari i opozitës shqiptare u qëllua në protestë paqësore

La Repubblica ka reaguar gjithashtu për dhunën ndaj kreut të PD, Sali Berisha, në protestën e së martës në Tiranë.

La Repubblica shkruan se kreu i opozitës u qëllua gjatë një demonstrate kundër kryeministrit Edi Rama.

Më tej, La Repubblica thekson se Sali Berisha rifilloi fjalimin edhe pse ishte i gjakosur e mavijosur në fytyrë.

Shkrimi i La Repubblica
Një burrë ka goditur me grusht këtë të martë kreun e opozitës shqiptare Sali Berisha në Tiranë gjatë një demonstrate të organizuar kundër Edi Ramës në ditën e samitit BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Tiranë.

Nuk dihen arsyet e këtij sulmi. Berisha rifilloi marshimin me gjurmë gjaku në hundë dhe një mavijosje e dukshme kur foli. Sulmuesi u ndalua dhe u rrah nga truprojat e ish-kryeministrit.

About Redaksia

Check Also

Komisioni Europian paralajmëron Ramën/ “Te hiqet pa vonesë imuniteti i Ballukut, ligjet e reja…”

Nisma e kryeministrit Edi Rama për ndryshimet ligjore që lidhen me pezullimin e ministrave nga …

Leave a Reply