Meta: Atentati ndaj Berishës, Rama donte dhunë dhe viktima

Kreu i PL-së tha sot se Edi Rama është pasuesi më bastard i regjimit komunist që i shkaktoi Shqipërisë aq shumë viktima për kati 5 dekada.

“Atentat mafioz i orkestruar dhe porosituar nga Edvin Kristaq Rama i cili kishte qëllim të devijonte një protestë tërësisht paqësore në një manifestim dhune me viktima. Kjo është e qartë dhe në dritën e diellit se sot Edi Rama në përpjekjet e tij në ekstreme të papara në 30 vite të pluralizmit për të provokuar dhe fajësuar opozitën si shkatare të dhunës nxori fytyrën e tij të vërtetë që s’ka diplomat e ambasador, që nuk ka mafioz ndërkombëtar të korruptuar që mund t’ia retushojë dot.

Rama i tregoi të gjithë shqiptarëve se është armiku i paqes. Pasuesi më bastard i atij regjimi që i shkaktoi Shqipërisë aq shumë viktima për gati pesë dekada. Ai është pengmarrësi i të ardhmes europiane të Shqipërisë për shkak të pengmarrjes së tij nga organizatat kriminale më të rrezikshme jo vetëm në kontinent por dhe përtej tij.

Opozita tregoi se ka të gjithë vizionin, vetëpërmbajtjen dhe qëndrueshmërinë për ta shporrur këtë sekt kriminal që shkatërron çdo ditë bashkëjetesën e qytetarëve dhe përdhos Kushtetutën.”-tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Bardeli: Rritja e çmimit të ujit duhet të ndalet menjëherë! Shkodra nuk ua ka për borxh!

Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli ka reaguar gjatë ditës së sotme në një deklaratë për …

Leave a Reply