Meta: S’ka më fjalë, vetëm veprime. Rama e organizoi si skizofren sulmin ndaj Berishës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si organizatorin e sulmit ndaj kryedemokratit Sali Berisha. Në fjalën e tij, Ilir Meta tha se Rama ishte skizofren dhe shtoi se tani me gjestin e fundit nuk do të kishte më fjalë, por vetëm veprime kundër qeverisë dhe socialistëve.

“Nuk do të doja të flisja gjatë se pata fatin ta bëja këtë gjë para jush disa javë më parë, por sot besoj se është shuam e qartë: Koha e fjalëve dhe e fjalimeve duhet t’i lërë vendin kohës e veprimeve të organizuara për t’i treguar vendin, pjellës më bastarde të kësaj toke, që organizoi sot në ditën e Samitit evropian, një ngjarje të denjë për një kryeministër skizofren, delikuent dhe tradhtar. Për zbatuesin e platformës së spastrimit etnik që e ndjen sot çdo familje shqiptare, përmes instalimit të nj regjimi mafioz. Prandaj, të gjithë me poezinë e Havzi Nelës “Liri a vdekje”, për t’i treguar vendin këtij regjimi mafioz! Përshëndetjet më të përzemërta të gjithë juve dhe liderit të PD-së, Prof. Dr. Sali Berishës!”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Në dreq Ambasadorë memecë ndaj hajdutërisë mafioze

Ne dreq Ambasadoret memecë ndaj hajdurise mafioze te pandeshkuar te Rames e Veliajt dhe llafane …

Leave a Reply