Në 2022 mori patentën/ Berisha: Porosia është e Edi Ramës, Çuçit dhe organizatorit Ardi Veliu

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën, Bledi Çuçin dhe Ardi Veliun si porositës të sulmit ndaj tij gjatë protestës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit,

Berisha solli një tjetër fakt se i sëmuri kriminal i Edi Ramës, në vitin 2022 nuk mund të merrte kurrë patentën nëse do të ishte i sëmurë.

Berisha: Tani mund të ju them një gjë tjetër ju, shumë interesante. Ky i sëmuri kriminal i Edi Ramës, në vitin 2022. Si i sëmurë psikik nuk mund të merrte kurrë patentën. Ky është një akt i përgatitur personalisht nga Edi Rama, Bledi Çuçi dhe natyrisht Ardi Veliu. Agresori është me origjinë nga Tepelena, jeton prej 20 vitesh në Tiranë, i ka shërbyer policisë kriminale në rrjetet trafikante dhe tek besimtarët e xhamisë. Ai u paraqit se zbatoi porosinë e një vëllai mysliman. Është e regjistruar ku thotë se zbatoi porosinë e një vëllai. Në fakt porosi e vëllait është një vëlla pa fe, apo që ndërron fe sa herë i nevojitet, porosia është e Edi Ramës apo ministrit të tij, Çuçi. Nuk mendoj të jetë kush tjetër përveç Ardi Veliut. Nuk kam asnjë provë, por Ardi Veliu në kupolën e policisë është krimineli që mund të stisë dhe të organizojë çdo gjë. Ky është bashkëpunëtor i policisë kriminale, i përdorur për rrjetet e trafikantëve të drogës dhe mes besimtarëve myslimanë. Këto të dy janë përdorimet kryesore.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply