Portugalia shkatërron Zvicrën

Portugalia është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror. Portugezët triumfuan 6:1 ndaj Zvicrës në 1/8 e finales, duke dominuar totalisht ndeshjen.

Goncalo Ramos shënoi golin e parë në minutën e 17-të të ndeshjes. Në të 33-tën, Pepe dyfishoi epërsinë e ekipit të tij, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën u shënuan edhe pesë gola. Fillimisht Goncalo Ramos shënoi në minutën e 51-të, kurse katër minuta më vonë Guerreiro e shënoi edhe golin e katërt. Akanji e shënoi golin e nderit për helvetikët në minutën e 58-të të ndeshjes.

Goncalo Ramos e kompletoi hat-trickun e tij  në minutën e 67-të. Krejt në fund, Rafael Leao shënoi për rezultatin 6:1.

Ardon Jashari debutoi në këtë Botëror, kur u inkuadrua në minutën e 89-të të ndeshjes. Kësisoj, Portugalia në çerekfinale do të përballet me Marokun, i cili e mposhti Spanjën pas ekzekutimit të penalltive.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply