Berisha-Ramës: Një njeri mund të vritet, por kauza nuk vdes kurrë! Mjerë ti nëse prek votën!

Gjatë Kuvendit Kombëtar të FRPD, kryetari i PD, Sali Berisha kishte një mesazh direkt për kryeministrin Edi Rama.

“Edi Rama, ky frikacak, nxjerr një kriminel në rrugë dhe gjuan.

Një njeri mund të gjuhet, mund të vritet, por kauza nuk vdes kurrë.

Ne do e faktojmë shpejt Edi Rama se kauza jonë do triumfojë.

Se Shqipërinë nuk ta japim kurrë, se lirinë nuk ta japim kurrë, se votën e lirë nuk ta japim kurrë!

Ata që kanë luftuar pushtuesit në histori, i kanë luftuar me moton ja vdekje, ja liri, ne do i luftojmë me moton: jetën e japim, votën nuk ta falim.

Mjerë ti që ke prekur votën tonë!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Jemi të vendosur për çdo sakrificë për lirinë e votës, për zgjedhje të lira!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptarë është e vendosur për çdo …

Leave a Reply