Atentatori i Berishës në burg, Gjykata dhe avokati nxjerrin blof policinë: Nuk ka kartelë!

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “arrest në burg” për Gert Shehun me akuzën e “goditjes për shkak të detyrës” dhe “plagosje me dashje” ndaj liderit demokrat, Sali Berisha.

Shehu goditi liderin e PD-së gjatë protestës së opozitës më 6 dhjetor, kur po zhvillohej edhe samiti i liderëve të BE-së me ato të Ballkanit Perëndimor.

31-vjeçari Gert Shehu u arrestua mbrëmjen e sulmit nga policia në Spitalin e Traumës, ku ai po trajtohet nga plagët e marra pas reagimit të truprojave të Berishës.

Pa u mësuar ende mirë emri i agresorit, mediat pranë qeverisë publikuan një epikrizë të Shehut, ku thuhej se ai kishte probleme mendore.

Edhe Policia e Shtetit e mbrojti Shehun, duke theksuar se ai kishte probleme mendore dhe po kurohej.

Por Gjykata e Tiranës i ka nxjerrë blof, pasi tha se nuk ka kartelë të Shehut.

Edhe avokati i atentatorit tha se nuk ka kartelë.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply