Albania's Prime Minister Edi Rama speaks during the fourth EU-Arab World Summit in Athens, Tuesday, Oct. 29, 2019. The Summit is an international forum of economic and political dialogue between the European Union and the Arab World. (AP Photo/Thanassis Stavrakis)

Mega-afera, Rama nis shitjen e apartamenteve në Portin e Durrësit pa dalë leja e ndërtimit

Pa dalë ende leja e ndërtimit dhe kur asnjë metër kub beton nuk është hedhur ende për nisjen e ndërtimit për projektin e Portit të Jahteve dhe Marinës në Durrës, qytetarët kanë nisur të blejnë ‘ajrin’.

Vetëm pak ditë pas miratimit me urgjencë në parlament nga maxhoranca të projektit të portit të Durrësit, i cili u bë kryefjalë e debatit politik e akuzave të shumta të opozitës drejtuar kryeministrit Edi Rama për korrupsion në zyrën qendrore në qytetin e Durrësit ka nisur shitja e apartamenteve.

Ndërkohë që presim që të hidhen para për këtë projekt të ri duket se paratë po merren nga xhepat e shqiptarëve. Të interesuarit kanë nisur prenotimin e banesave, çmimet e të cilave janë marramendëse të ngjashme me ato të zonave më të kërkuara në Tiranë.

1800 deri në 3 mijë euro për metër katrorë variojnë çmimet e banesave ende të pandërtuara në këtë zonë, ku vlera e një apartamenti 60 metra katrore shkon deri në 110 mije euro, ndërsa për apartamentet më të mëdha kapin vlerën deri në 1.2 milionë euro. Sipas drejtuesve të zyrës së shitjeve, apartamentet e dy objekteve të projektit të cilësuar më korruptivi në Europë, janë shitur plotësisht nga blerës kryesisht të huaj.

About Redaksia

Check Also

Polici bandit që terrorizoi protestuesit, i dënuar në Itali me 12 vjet burg për vrasje!

Ervin Zela, banditi që një ditë më parë terrorizoi qytetarët që protestuan para Bashkisë së …

Leave a Reply