10 vite më parë Evgeny Morozov botonte To save everything, click here, një prej analizave më të mira të erës dixhitale. Në libër gazetari shpjegonte sesi Silicon Valley dhe kompanitë e tjera teknologjike janë të karakterizuara nga një ideologji shumë e saktë: konkretisht, problemet sociale komplekse mund të zgjidhen falë dorës së padukshme të teknologjive smart, të algoritmave dhe të aplikacioneve. Morozov kishte formuluar një term të saktë – “solucionizëm” – që kthehet aktuale çdo vit në zbulime, të gatshme për tregun, e shumëkombësheve. Në Silicon Valley prezantimet e produkteve – dhe mikpritja nga ana e mjeteve të informimit – janë transformuar në celebrime të kapacitetit shpëtimtar të teknikës, manifestime që kanë një ethe thuajse religjioze: i zoti i shtëpisë përsërit vazhdimisht “Edhe një gjë”, pastaj vijnë surpriza, befasia dhe shpërthimi i duartrokitjeve. Premtimi është gjithmonë se gjithçka do të bëhet më e mirë, më e bukur, më smart. Kur në pak kohë produktet janë versione të azhurnuara të atyre që i kishin paraprirë, t’u rivitalizojë shpirtin teknologjik të së mundshmes kanë qenë vizione të Elon Musk dhe shoqëri: kush nuk do të donte të lëshohej nëpër San Francisco me një Hyperloop apo ndoshta direkt nëpër Mars me një anije hapësinore të SpaceX?
Kohët e fundit, në fazat solucioniste që kanë pasuar në historinë e fundit të teknikës është shtuar me një kapitull të ri, që premton jo edhe aq një produkt sesa botë të tëra: metaversin. Edhe me prezantimin e këtij interneti të së ardhmes, në tetorin e 2021, gjithçka është rinovuar. Facebook është bërë Meta Platforms, Mark Zuckerberg është bërë (më së fundmi) një avatar dhe na ka çuar në një realitet të ri, të bukur të Horizon Worlds, plot me lojëra, sport dhe argëtime, me palma e planete dhe, falë teleskopit hapësinor James Webb, deri me galaktika me cilësi të lartë. Është një kozmos i stimuluar në masën e Silicon Valley, i pasur me kostume me ngjyra, koncerte gjallë që të mbajnë frymën dhe “përvoja të re të magjishme”: një utopi pa forcën e gravitetit në të cilën jo vetëm, falë edhe realitetit të shtuar, sfumojnë kufijtë midis virtuales dhe reales, po ku, për ta thënë me fjalët e Karl Marx, është e mundur të bëhet “sot kjo gjë, nesën ajo tjetra, mëngjesin të shkosh për gjueti, pasdite të peshkosh, në mbrëmje për të ushqyer kafshët shtëpijake” pa qenë gjuetar, peshkatar apo bari. Duket shumë e lehtë. Sigurisht që Zuckerberg nuk është transformuar në një pararojë të komunizmit dixhital, natyrisht: i tiji është një vizion në të gjithë dhe për të gjitha kapitalist. Faktikisht, me metaversin nuk duhet të lindë vetëm një botë imazhesh të gëzueshme me kërkesë, por një sistem i tërë ekonomik. Tek projekti për momentin po punojnë 10000 punonjës dhe shpejt duhet të arrijnë 10000 të tjerë vetëm në Bashkimin Europian. Përfundimisht, mandati është të krijohen mallra virtuale. Metaversi duhet mbushur me premtime dhe mundësi, si dyqan mode të lartë i hapur nga Meta në qershorin e 2022, me artikuj të firmosur Balenciaga, Thom Browne dhe Prada. Për këtë kompania blen pa ndërprerje startup, siguron gjithmonë patenta të reja – për shembull atë të eye-tracking, që shërben për t’u “optimizuar” edhe nga pikëpamja biometrike mesazhet publicitare dhe vëmendjen e publikut – dhe në në 2021 ka investuar rreth 10 miliard dollarë në qendrën e tij zhvillimore Reality Labs. Investimet e 2022 kanë arritur tashmë në rreth 6 miliard dollarë.
Ideja është të vazhdohet kështu derikur nuk do të arrijnë të krijojnë të gjitha teknologjitë e nevojshme: po, për më tepër teknologjitë nuk ekzistojnë akoma. Nëse në shout e tjerë promocionalë trajtohej paraqitja e produkteve të vërteta, këtu pika është të shitet një narrativë, një ëndërr; një ëndërr që ndoshta ende nuk e kishim. Në prezantimin e Zuckerberg ka pasuar interpretime kontradiktore. Në valën e parë të entuziazmit e të apasionuarve më të çmendur të teknologjive, që shikonin tek metaversi logjikën e vazhdimit të kriptovalutave, të blockchain dhe që qenë të paduruar të ngjiteshin në bord, ka bërë menjëherë jehonë një numër surprizuesh zërash kritike, që kanë fituar dora dorës avantazhin: është pyetur nëse e gjithë kjo magji nuk ishte gjë tjetër veçse një imitim i kushtueshëm i kimerave të vjetra fantashkencore, një azhurnim i patinuar i Second Life, prej kohës i rënë në harresë. Nëse realiteti virtual – të konsideruar “djali i bardhë pasanik” i teknologjisë – të ishte vetë premtimi i zakonshëm, gjithmonë i pambajtur? Nga njëra anë skeptikët kanë qeshur për risitë teknologjike – apo për mungesën e tyre – dhe për batutat e pashpirt të Zuckerberg; nga ana tjetër e kanë akzuar metaversin se është një formë arratisjeje elektronike në kohë krize klimaterike apo vetë një bast financiar. Pra çfarë kuptimi ka i gjithë ky impenjim për realitetin vritual, ky “rreth katror”, siç e quante teoricieni i komunikimit Vilém Flusser, në të cilin mund të simulojmë palma dhe ishuj, por nuk mund të pijmë një çaj të vërtetë të ftohtë me akull? Dhe, mbi të gjitha, çfarë problemi zgjidh metaversi?
Përgjigja më e besueshme është kjo: metaversi është një tentativë e kushtueshme e Zuckerberg për të lënë pas krahëve skandalet mbi mënyrën me të cilën përdor të dhënat për t’u kthyer në së fundi të shkëlqejë në dritën e novaotirzmave që gjenerojnë fitime dhe lavdi, por në vend të lavdërimit universal – deri brenda Meta – obsesioni i Zuckerberg dukej irritues: “Është gjëja e vetme për të cilën do të flasë Mark” – tentativa është mirëpritur nga një atmosferë e tendosur dhe një zhgënjim sistematik. Solucionizmi ka treguar të çarat e tij. Ajo e ravijëzuar në Silicon Valley është një konstelacion, që me filozofin Ernst Bloch do të mund ta quanim një “zvogëlim të çuditshëm të vetëdijes utopike”. Vite më parë Eric Schmidt, ish CEO i Google, ishte ende në gjendje të thoshte: “Me qasjen e drejtë mendoj se mund t’i zgjidhim të gjithë problemet e njerëzimit”. Dhe Mark Zuckerberg mund të na fliste ende me entuziazëm – duke u dukur i besueshëm – për mundësi të reja në luftën kundër ndryshimeve klimaterike, pandemive dhe terrorizmit të hapura nga Facebook. Kurse tani besimi në atë luginë ëndërrash po shpërbëhet. Pas gjithë shpresave të zhgënjyera, kaskadave të lajmeve false dhe të nxitjes së urrejtes online, zbulimeve të sekreteve të Meta dhe çdo lloj aksioni ligjor antitrust, është bërë praktikisht e pamundur të fshihet fakti që operatorët e Silicon Valley nuk gjejnë (dhe po ta shikosh mirë nuk kërkojnë) përgjigje ndaj problemeve të shoqërisë. Bile shpesh me praktikat e tyre të mbrujtura në kapitalizmin e survejimit bëhen problemi. Duket se me metaversin është arritur një fazë e re, ku heqja dorë nga problemet e botës reale duhet të bëhet një e re ku dukshëm problemet nuk ekzistojnë më dhe atëhere do të mund të themi se ata që strehohen në metavers nuk janë përdoruesit, por vetë kompanitë teknologjike.
Efektivisht, edhe duke e parë çështjen më nga afër, e ardhmja e internetit u premton shumë më tepër kompanive sesa përdoruesve. Kështu realiteti virtual, në vend që të jetë një realitet alternativ i mrekullueshëm, shumë shpesh nuk është tjetër veçse zgjatja e një realiteti mungues; një realitet i shtuar nga sëmundja mondane. Për ta kuptuar mjafton t’i hidhet një sy deformimeve të ndryshme që fshihen prapa lenteve të syzeve “virtuale”. Zuckerberg promovon hapësirat virtuale duke premtuar një përshtypje pranie, intensiteti dhe autenticiteti shumë të ndryshme nga përvoja e mundësuar nga ekranet e zinj e dispozitivëve tanë, por për kategoritë e dobëta kjo lloj gjinie “përvoje zhytëse” jo rrallë rezulton një problem. “Thelbësisht realiteti virtual është konceptuar pikërisht për ta penguar trupin dhe mendjen nga dallimi i përvojave dixhitale nga ato reale”, shkruan Nina Jane Patel, avatari i së cilës ka pësuar abuzime seksuale nga ana e përdoruesve të ndryshëm në Horizon Venues e Meta, një vend për ngjarje realiteti të rritur nga live: “Kam pasur një reagim fizik dhe mendor të ngjashëm me atë që do të kisha provuar në realitet”. Dhe atëhere, edhe pse bëhet qartë ende për një narracion spekulativ, është tashmë e qartë se pavarësisht kaskadave gurgulluese dhe bimëve tropikale, simulimi nuk është dhe nuk do të jetë kurrë një Shangri La dixhitale e lirë nga çdo e keqe; përkundrazi, sipas ekspertëve, ekziston deri rreziku i ngacmimeve pedofile. Për ta thënë me fjalët e Patel: “Nuk është një botë imagjinare, është realiteti”. Për momentin hapësirat e krijuara nga Meta dhe të ngjashmit nuk kanë praktikisht asnjë rregullim dhe nevoja për t’u moderuar i vendos legjislatorit detyra komplekse, pavarësisht të gjitha normave e miratuara për të ndaluar zbatimin e ligjit edhe nga rrjetet sociale. Në të njëjtën kohë, duket se në këto hapësira ekziston edhe një riformulim i hapësirave (të zhgënjyera).
Si në të kaluarën, bota virtuale nuk synon edhe aq shumë mbi rregullat sesa mbi aplikimet e tyre teknologjike: ideja është se në të ardhmen probleme si ngacmimet do të mund të zgjidhen falë një instrumenti që përcakton limitet personale, domethënë imponon një lloj distance sigurie. Po të lexosh refleksionet e Patel është e vështirë të besosh në efikasitetin e zgjidhjeve të këtij lloji: “Ka qenë një përvojë e frikshme dhe kaq e papritur sa që nuk kam pasur kohë të aktivizoj distancën e sigurisë. Isha e paralizuar”. Edhe gazetarët e uebsajtit Buzz Feed kanë pasur një përvojë të frikshme: në shkurtin e 2022 kanë hyrë në Horizon Worlds dhe kanë krijuar një botë të djathtë ekstreme për të analizuar shpërndarjen e përmbajtjeve komplotiste dhe fake news në metavers. Banerë me slogane të shpifura, të varura në mënyrë diagonale në hapësirën virtuale në mënyrë që të jenë të parë mirë, aludonin për çdo lloj teorie, gjëra tip “11 shtatori është organizuar nga Shtetet e Bashkuara”. Janë dashur sinjalizime të ndryshme nga vetë gazetarët përpara se kjo shkëputje e dyfishtë nga realiteti ishte hequr nga format Meta Plat, që fillimisht ishte kufizuar të bënte këtë koment: “Duke analizuar përmbledhjen, eksperti ynë ka konkluduar se përmbajtjet nuk e shkelin politikën tonë të përmbajtjeve të realitetit virtual”.
Megjithëse duke premtuar një realitet alternativ, metaversi tregon një mungesë të madhe imagjinate sociale dhe politike: është një projekt që shpesh kufizohet të bëjë virtualë jo vetëm problemet sociale, por edhe pabarazitë socioekonomike. Është një botë ku potencialisht nuk ekzistojnë privime, por në realitet riafirmohet stauskuoja. Kush ka shumë këtu mund ta shfaqë mirëqenien e tij duke investuara para të vërteta në mallra të stimuluara, duke përdorur për shembull goldfarming: t’i paguajë punonjësit dixhitalë e përkohshëm për të bërë përparime në një lojë realiteti virtual dhe të bëjë gjithmonë “përvoja” të reja, duke shprehur vetëveten dhe klasën e tij sociale në planin virtual (është e lehtë aë këtu një çantë Gucci të kushtojë më shumë se një e vërtetë). Në metavers nuk lindin botë barazitare, në fakt rriten shërbimet me pagesë, barrierat në hyrje, për të mos folur për kostot e vizoreve dhe aurikolarëve. Në rast se, si Theodor W. Adorno, me utopi nënkuptojmë “përpunimin e një rendi social që ende nuk është”, atëhere në fund të hesapeve ky vizion virtual duket më real nga sa do të donim. Ndoshta po asistojmë në narrativën e parë teknologjike në erën e passolucionizmit, një erë ku askush nuk beson më se do të jetë teknika ajo që do të na shpëtojë dhe kompanive nuk u vjen në mendje asgjë më të mirë sesa të shpikë një realitet fals të korruptuar në potencialin shpëtues të të cilës askush nuk arrin të besojë. Duke parë se problemet shumëfishta, cila duhet të jetë – përtej interesave ekonomike – atraktiviteti i metaversit për miliardin e përdoruesve mbi të cilët synon Zuckerberg? Ndoshta narrativa e së ardhmes të një bote pa të ardhme i jep një përgjigje kësaj pyetjeje.
Faktikisht, ndërsa po kuptojmë sesa katastrofa karakterizojnë jetët tona dhe sa është e vështirë që zgjedhjet individuale – heqja dorë nga konsumi, për shembull – t’i zgjidhin problemet tona të mëdha, metaversi me opsionet shumëfishta të tij bëhen patjetër tërheqëse. Këtu secili mund të krijojë një mjedis në dukje të lirë nga apokalipset e përditshme: çdo piksel, çdo copë trualli dixhital dhe çdo palmë virtuale janë një shkëputje e mrekullueshme nga paaftësia jonë reale për t’ju dhënë formë gjërave dhe ushqejnë bindjen tonë për të qenë efikasë me përvojën e një creatio ex nihilo. Bimët nuk nuhaten dhe kur ka thatësirë nuk është nevoja të preokupohesh për rezervat ujore. E gjitha kjo që mund të zbehet, ndryshket apo të deformohet nga fisha vizive dhe eliminohet. Atëhere metaversi duket një botë e lirë nga preokupimet, premtimi që nuk duhet të mendojë më për asgjë. Kur e ardhmja reale duket katastrofike, Meta na ofron një anestezist postsolucionist. Arratisja është tashmë realitet, vetëm se shpërndahet në mënyrë të pabarabartë. Dijmë mirë kush mund të na vërë të sigurtë në botë plot me palma dhe preokupime. Janë njerëzitt më pak të prekur nga katastrofat e së tashmes, që mund të na strehojnë në një iluzion të vërtetë: në një botë krejtësisht dixhitale, një virtualitet pa materialitet. Qysh tani është e lehtë të shikohen infrastrukturat, data center, kabllot nënujore apo konsumet e pafundme energjitike e përditshmërisë dixhitale dhe ndoshta ky sistem është ende më i padukshëm prapa lenteve të syzeve për realitetin virtual.
Por bota e re e imazheve është aq e varur nga resurset e reales – vlerësohet se versioni i metaversit i njoftuar nga Zuckerberg do të ketë nevojë për nevojën e rritjes me 1000% të kkapacitetit kalkulues – natyra e stimuluar është aq e varur nga ajo e vërtetë, sa që efektet multidimensionale do të jenë surreale, por aspak virtuale. Përkundrazi, kjo implikon që katastrofat e realitetit do të jenë katastrofa të metaversit. Që e gjitha kjo mund të injorohet nxjerr në pah këndin e vdekur të narrativës zhytëse: pa botë nuk ka metavers të mundshëm, pa preokupime nuk ka të ardhme për botën. Për ta thënë më fjalët e Adorno, utopitë kanë një çmim: mohimi i realitetit të shëmtuar. Kush është tepër i shpejtë t’i ngjyrosë apo t’i mbushë krejtësisht me imazhe i tradhëton potencialin dhe kush e zgjat realitetin e shëmtuar me mjete të tjera, ndoshta deri duke e fuqizuar, tradhëton edhe kushtet që e bëjnë të mundur. Mirëserdhët në shkretëtirën e virtuales.
(Anna – Verena Nostohoff dhe Felix Maschewski punojnë dhe japin mësim në Humboldt University të Berlinit dhe në Institute of Network Cultures të Amsterdamit. Ky artikull ka dalë në të përjavshmen gjermane “Die Zeit” me titullin Willkommen in der wüste des virtuellen)
Përgatiti
ARMIN TIRANA