Berisha: Nëse Blinken apo kushdo tjetër sjell një provë, largohem përfundimisht nga politika

Në 32-vjetorin e themelimit të PD, Sali Berisha ka sfiduar sekretarin amerikan të Shtetit, i cili e ka shpallur atë non grata. Berisha tha se, nëse Blinken apo kushdo tjetër sjell një provë për akuzat, ai do të largohet përfundimisht nga politika.

Teksa kujtoi kohën kur studionte, Berisha solli në vëmendje bisedën me një mik të tij. Ish-kryeministri u shpreh se “mes nënës dhe të vërtetës zgjedh të vërtetën”.

“Blinken sanksionoin Sali Berishën, i cili nuk kishte asnjë rol përveç njërit. Nuk do pranonte kurrë që PD të bëhej levë e Edi Ramës. Ky akt, e kam theksuar dhe e theksoi tani. Nëse sekretari Blinken apo cilido shtetar mbi tokë do mund të paraqesë ndonjëherë një fakt, një provë të vetme për të faktuar jo ato që ka shkruar të diktuara nga korrupsioni i Sorosit, por edhe më të voglin, Sali Berisha është i larguar përfundimisht nga politika. Përndryshe historia ime është krejt tjetër. Jua them këtu. 50 vjet më parë mjek i ri, nën diktaturë të plotë. Takoj një mik timin francez. E vetmja gjë që më lidhte më të ishte Kamy.

Më thotë, zoti Berisha Kamy ka thënë se midis nënës time dhe të vërtetës unë zgjedh nënën time. Unë i them, që zgjedh të vërtetën dhe jo nënën time. Ai më pa me habi. Sepse ai ishte në një vend të lirë dhe unë në diktaturë. Unë i thashë të vërtetën atij.

Unë isha mjek, shumë i apasionuar pas profesionit tim, por thjesht për të flakur atë që impononte diktatura shkova iu bashkove me studentet. Kur më ndiqnin unë qeshja jo pak. Pse? Këta nuk e dinë që unë nuk e kam marrë vendimin tim

Pas 32 vitesh më duhet të përballem për motive me dinjitetin me diplomatin e parë të botës, por përsëri midis nënës time dhe të vërtetës unë zgjedh të vërtetën. Shumë e thjeshtë kjo. Kanë rrëmuar dhe rrëmojnë. Të rrëmojnë sa më shumë dhe në fund do të kuptojnë që kanë kryer aktin korruptiv më madhor.

Unë kam bindjen që do vijë dita kur SHBA do dënojnë këto akte si të padenja. Megjithatë asgjë nuk pengoi, ne rithemeluam PD si parti të vlerave”, theksoi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vokshi: Kjo është dhuna për të cilën ndërkombëtarët nuk folën!

Nga Albana VOKSHI Pas protestës së djeshme, e treta në radhë para bashkisë, organizuar nga …

Leave a Reply