Afera e inceneratorëve, SPAK konfirmon nisjen e hetimeve për Ahmetajn

Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfirmuar nisjen e hetimeve për Arben Ahmetajn, ish-ministër i Financave, në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit, pavarësisht se emri i ish ministrit nuk u permend konkretisht në njoftimin zyrtar.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi të SPAK për mbylljen e hetimeve paraprake për megaaferën e inceneratorit të Elbasanit, ku kërkohet kalimi për gjykim të 10 të penadehurve. Mes tyre janë ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist Alqi Bllako, anëtarët e Komisionit të Ofertave si dhe treshja Gugallja, Mërtiri e Zoto.

SPAK thotë se sa i përket ministrisë së drejtuar në atë kohë nga Arben Ahmetaj, apo zyrtarëve të tjerë nën hetim, e ka ndarë çështjen penale dhe vazhdojnë të jenë ende në fazën e hetimeve paraprake pasi ende nuk kanë përfunduar.

Sipas strukturës anti-korrupsion, hetimet po vijojnë për rrethanat dhe faktet që lidhen me pretendimet se funksionarët e Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes dhe Ministrisë së Drejtësisë, në kundërshtim me ligjin kanë kthyer përgjigje pozitive ndaj Ministrisë së Mjedisit lidhur me zbatimin e proçedurës ‘negocim pa shpallje’, duke përfshirë edhe provat dhe dokumentet që janë gjetur dhe janë nxjerrë nga kompjuterat e sekuestruara në banesën e të pandehurit Klodian Zoto.

Ndërkohë, SPAK pretendon se është provuar nga hetimet që për djegësin e Elbasanit, nuk është është zbatuar proçedura e rregullt ligjore lidhur me llojin e proçedurës që është përdorur për dhënien e konçensionit.

Ajo thotë SPAK është ndërmarrë në kundërshtim me parashikimet e nenit 22 të ligjit nr.125/2013. SPAK përfshin për herë të parë zyrtarisht në dosjen e dërguar për gjyq Gjykatës së Posaçme, Mirel Mërtirin, pronar i AlbteK Energy’ i cili bashkë me ortaken Stela Gugalljan e Klodian Zoton, akuzohen për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë dhe pastrim parash.

Treshja e inceneratorëve në bashkëpunim edhe me Lefter Kokën, përmës skemave fiktive, kanë përfituar shuma të mëdha parash në mënyrë korruptive.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply