Berisha: Peshku i madh është Rama, dokumentet dolën nga lufta e brendshme në SPAK-un e partisë

Kreu i PD, Sali Berisha tha se, dokumentet e publikuara në kuadër të luftës së brendshme, kanë qenë në dosje dhe nuk janë marrë parasysh, tregon se ky është SPAK-u i partisë, i kontrolluar çdo ditë nga Edi Rama.

“Askush nuk duhet të harrojë se mijëra euro në hotelet luksoze janë një pikë në oqean para milionave të vjedhura ku lundrojnë Rama dhe ministrat e tij.

Zoto është peshku i vogël, peshku i madh, Edi Rama, fluturon me çarter me dhomë gjumi luksoze.

Prandaj edhe dy ditë, përpara 8 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Korrupsionit, Shqipëria ngjitet në majë të shkallares së turpit përsa i përket vjedhjes dhe kapjes së shtetit.

Të gjitha këto janë apel për çdo qytetar shqiptar, të ngrihet me guxim për të rrëzuar këtë qeveri që vjedh dhe vetëm vjedh”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: PD do të bëjë gjithçka për të garantuar votën e diasporës!

Lideri i opozitës, Sali Berisha u shpreh gjatë konferencës për shtyp se, Partia Demokratike do …

Leave a Reply