Eksperti i IT: Dalja e të dhënave bankare lidhet me patronazhistët, ata zotëronin edhe tapitë

Skandali i publikimit të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë duket se ka rrezikuar edhe të dhënat bankare që kanë të bëjnë direkt me shumat monetare që shtetasit disponojnë në bankat e ndryshme në vend. Pavarësisht se nuk janë bërë ende publike, duket se të dhënat bankare të qytetarëve janë kopjuar.

Genti Progni, Ekspert IT, ishte i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv ku komentoi rreth këtij skandali.

Progni tha se sipas informacioneve të tij, kanë qarkulluar në një database edhe tapitë e shtëpive dhe legalizimet.

“Është problem shumë i madh nuk e shikoj situatën aq të qetë edhe të thjesht edhe me iraniant edhe me patronazhistët, unë madje them se të gjitha lidhen me patronazhistët sepse të gjitha të dhnat që kan dalë lidhen me një database. Sepse ne e dimë se janë shit listat e numrat të telefonave nga kompanitë celulare, janë shitur edhe listat e kredive edhe e të dhënave bankare, për të bërë një database sa më të qartë.

Sipas informacionit që kam në agtë data base kanë qenë edhe tapitë e shtëpiove, legalizimet, çdo gjë.

Nuk kemi parë gjë akoma, do ketë shumë më shumë të dhëna të tjera, ky skandali i llogarive bankare shtë shumë skandal i madh realisht dhe nuk kuptoj si ka mundësi që nuk kemi një përgjegjës”, u shpreh ai.

About Redaksia

Check Also

Krerët e bandave kriminale të Durrësit dhe Elbasanit takohen me Agasin tek “Kodra e Kuajve”, emrat…

Takim i bandave të Elbasanit dhe Durrësit me koordinatorin e tyre Agasin! Të pranishëm Dako …

Leave a Reply