Figo shpërthen ndaj trajnerit: Nuk mund të fitosh një Botëror me Ronaldon në stol

Skuadra e Portugalisë u eliminua çuditërisht nga Maroku 1-0 në Kupën e Botës 2022 në Katar dhe humbi një mundësi të madhe. Një nga çastet më të vështira të humbjes ishin lotët e Cristiano Ronaldos, i cili e nisi ndeshjen si zëvendësues.

Gjatë gjithë Kupës së Botës, situata e Cristiano Ronaldos me ekipin e tij ishte delikate. Pas një pjese të parë të sezonit me shumë pengesa dhe fatkeqësi te Manchester United, ai nuk arriti të kishte Botërorin që ëndërronte. Ai e nisi si zëvendësues në dy ndeshjet më të rëndësishme në Portugali: në 1/8 kundër Zvicrës dhe në çerekfinale kundër Marokut.

Dhe kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer aspak Luis Figos, lojtarit historik të Portugalisë, i cili hodhi gjithë zemërimin te trajneri.

Legjenda portugeze e futbollit akuzoi Fernando Santos, trajnerin e Portugalisë: “Nuk mund të fitosh një Kupë Bote me Cristiano Ronaldon në stol. Munde Zvicrën? E shkëlqyeshme! Por a mund ta bësh këtë në çdo ndeshje? Jo. Lënia e Cristiano Ronaldos në stol ishte një gabim, kjo humbje është përgjegjësi e trajnerit”, tha Figo.

About Redaksia

Check Also

Kontrata e re 1 milionë euro për 17 muaj e Silvinjos

Më në fund kuptohet koha e zgjatur e ankthit për rinovimin e kontratës së trajnerit …

Leave a Reply