Mbi Ahmetajn rëndon tjetër vepër penale, si gënjeu për Zoton

Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Klodian Braho dhe Ened Nakuçi prej 10 muajsh e dinin se ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj kishte kryer udhëtime të paguara nga Klodian Zoto. Por qëllimisht nuk i kanë hetuar ato.

Këtë e dëshmon seanca dëgjimore me Arben Ahmetajn në 21 shkurt 2022 në komisionin hetimor parlamentar për çështjen e inceneratorëve.

Jorida Tabaku: Keni njohje me shtetasit Klodian Zoto, Stela Gugallia dhe Mirel Mërtiri?

Arben Ahmetaj: Pyetja për mua do ishte kë nuk njeh në Republikën e Shqipërisë. Zoton e kam e të njohur në distancë kështu bile… as nga afër. Unë nuk kam as lidhje biznesi, as lidhje varësie pune, asnjë lloj lidhje.

Jorida Tabaku: Keni udhëtuar ndonjëherë me zotërinjtë Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja?

Arben Ahmetaj: Unë praktikisht kam bërë udhëtime pafund me shumë miq, me shumë shokë. Ky nuk është objekt i këtij komisioni. E në këtë vend unë duhet të pyetem kë nuk njoh dhe praktikisht njoh 95% të biznesit shqiptar.

Ky deklarim për njohje në distancë me Klodian Zoton nga ish-numri dy i qeverisë shqiptare Arben Ahmetaj është gënjeshtër. Provat e depozituara në prokurori javën e shkuar nga gazetari Adriatik Doçi dëshmojnë të kundërtën. Janë disa e-maile të gjetura në kompjuterin e Klodian Zotos, të cilat vërtetojnë se ai në disa raste ka paguar për qëndrime në hotele luksoze të Arben Ahmetajt bashkë me bashkëshorten. Këto e-maile dhe fatura pagesash të pahetuara nga prokurorët e SPAK, Klodian Braho dhe Ened Nakuçi, dëshmojnë lidhjen e drejtpërdrejtë të Arben Ahmetajn me Klodian Zoton.

Me deklarimin e rremë në Komisionin Hetimor Parlamentar se ka njohje në distancë me Klodian Zoton, por në fakt është krejt e kundërta, Arben Ahmetaj ka konsumuar një tjetër vepër penale. Atë të dhënies të një dëshmie të rreme përpara një komisioni parlamentar.

Kallëzimi javën e shkuar nga gazetari Adriatik Doci, ka të bëjë me hetimet për inceneratorin e Elbasanit, ku sipas gazetarit Doçi, dy prokurorët e SPAK kanë fshehur provat dhe kanë devijuar qëllimisht hetimet për të mos çuar përpara drejtësisë zyrtarin e lartë socialist dhe një nga firmëtarët e inceneratorit, Arben Ahmetajn. Në fashikullin e kallëzimit prej 26 faqesh, Doçi paraqet prova sesi shtetasi Klodian Zoto, i shpallur në kërkim nga këta dy prokurorë, ka përdorur kartën e tij bankare për të paguar udhëtimet ndaj Arben Ahmetaj dhe bashkëshortes së tij Erjola Hoxhës në hotele të ndryshme të Europës./TCH

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply