Shpërthim tritoli në Tiranë, hidhet në erë biznesi te “Komuna e Parisit”

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të të dielës në zonën e ‘Komunës së Parisit’. Bëhet fjalë për një biznes në pronësi të një shtetasi nga Kukësi dhe banor në të njëjtin qytet, por që prej disa kohësh kishte në posedim edhe biznesin në Tiranë, pranë kompleksit “Kikia 2”.

Burime policore bëjnë me dije se ndaj këtij shtetasi është bërë edhe më parë një veprim i tillë, por fatmirësisht në të dyja rastet nuk ka patur dëmtime në njerëz.

Shpërthimi i fundit ka ndodhur dje rreth orës 04:00 të mëngjesit, dhe bëhet fjalë për një sasi të vogël lënde plasëse që është vendosur dhe ka shpërthyer pranë biznesit. Hetuesit që po merren me rastin paraprakisht kanë dyshime për ndonjë konflikt që pronari mund të ketë patur, dhe eksplozivi ka qenë për t’i dhënë një mesazh.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë pranë zonës ku ka ndodhur ngjarja për të zbuluar nëse është fiksuar ndonjë moment i lëvizjes së autorit-ëve që do t’i ndihmonte hetuesit për zbardhjen e identitetit të tyre. Policia ende nuk ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply