Tre vrasjet në Elbasan, Rama në përgjimet e Ballës?

Basir Çollaku

Policia, prokuroria dhe gjykata nuk kanë qenë naivë, ta paditur, as janë ngatërruar, kanë vepruar pa dashje, apo u ka rrëshkitur situata hetimore, kur kanë dërguar numrin e shtetasit Taulant, dhe shtetasit Sokol, për të përgjuar. Ashtu siç deklarohet në kërkesat e miratura nga Gjykata prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqsore donin të mësonin më shumë për rrethanat e ngjarjes së 3 shkurtit 2016.

LEXO EDHE:
SPAK përfundon hetimet për inceneratorin e Elbasanit, 10 të pandehur

Ngjarje ku u vranë tre persona dhe plagosën shtatë të tjerë në lokalin e Agron Çapjas. Kjo më shumë, do të mësohej kur të zbardheshin bisedat mes të përgjuarve, ku organi i procedures, shpresonte të shkonte te autorët e dyshuar të vrasjeve dhe vendndodhja e tyre.

Po kush ishte lapsusi i policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës, pas 58 orë e 50 minutave përgjime?

Sepse ata kishin deklaruar në kërkesat për dyshime tyë bazuara në prova për të përgjuarit

Konkretisht në kërkesa prokuroria dhe vendime gjykate është thënë se:

Ndodhur në këto kushte nga ana e organit të procedurës është çmuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm mbështetur në prova se ka ndodhur ngjarja e rëndë dhe personat e mësipërm mund të kenë dijeni për autorët e kryerjes së kësaj vepre penale…”

A ishte Edi Rama ndërprerësi i përgjimeve? Jo duke urdhëruar, por duke qenë jo tërësisht rastësor, si pjesë e një bisede?

A ka folur shtetasi Taulant me ministra deputetë për të ndërhyrë në infrastrukturën e ngjarjes së 3 shkurtit?

Cila ka qenë përgjigja e tyre dhe angazhimi real, atë ditë dhe të nesërmen. A ka pasur një telefonate të shtetasit Taulant me numër 0682055399 me kryeministrin Edi Rama dhe kjo ka sjellë alarmin në qendrën e përgjimeve?!

A ka qenë ky moment kur te serveri qendror në Prokurorinë e Përgjithshme, është ndezur llampa e kuqe dhe nga lart poshtë është kërkuar ndërprerja e menjëhershme e përgjimeve dhe jo anasjelltas?

Shtetasi Taulant dhe shetatasit e tjerë qeveritarë, ministra e pushtetarë teksa flasin nëpër biseda e dinë shumë mirë këtë gjë. Kjo situatë e pazakontë me daljen e emrit të kryeministrit, por dhe me bisedën reale me shtetasin Taulant, do ta ndalonte procedurialisht duke mos pasur rrethana që e lidhnin me ngjarjen njërin prej bashkëbiseduesve?!

A ka kryebashkiakë, ministra e zyrtarë të tjerë të lartë në këtë histori, që u bënë regjia e masakrës hetimore?!

Kush nga ministrat ka shkuar nga qeveria të nesërmen në Elbasan, me kë pushtetarë e deputetë të tjerë është takuar? Si kanë rënë dakort, për të vënë dorë të fortë në veprimet e mëvonshme hetimore, për ti devijuar ato? Kush ishin dhe mbeten të dyshuarit. Ku u fsheh makina e krimit të tre shkurtit 2016? Janë një numër i madh veprimesh të cilat dihen nga hetuesit, por mosveprimet e tyre të mëvonshme, kanë ndikuar në mosdaljen e të vërtetës dhe mosndëshkimin ligjor të autorëve të masakrës.

Kjo CD e urdhëruar nga Gjykata për t’u asgjësuar, madje deri në burim në serverin qendror, do të kishte qenë një ndihmë e madhe për hetimin, për autorët, personat ndikues në hetim, dhenie ndihmë të paligjshme, e shumë detaje të tjera. Por pushteti ka mundur të rimarrë kontrollin, pas 58 orësh e 50 minutash, për të ndërhyrë.

Natyrisht kompania e huaj, kompania italiane e kontraktuar, mirëmbajtëse e serverit, mundet teknologjikisht ta rikthejë materialin dhe të mësohen rolet e bashkëbiseduesve pushtetarë pas ngajrjes së rëndë të 3 shkurtit më aq shumë viktima. Sepese kemi një asgjësim procedurial, për të mos pasur fuqinë e provës të materialit, por ka një mundësi reale teknike.

Gjithnjë nëse autoritetet e duhura bëjnë përpjekjen e duhur dhe ligjore. Ndoshta një Komisioni Hetimor Parlamentar do të kishte fuqinë e duhur për të rikthyer dëmtimet serioze të këtij hetimi, ku ka shumë ngjarje të rënda. Gjithnjë ndoshta. Dhe këtë nuk mundet ta bëjë mazhoranca, por vetëm Opozita.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply