Babi i jep të birit 416 milionë lekë tender për menunë e restorantit, Edona i shton edhe 46 milionë

Këtë vit Ministria e Sipërmarrjes, me në krye Edona Bilalin, për herë të parë zhvilloi dhënien e granteve për të gjitha projektet e reja inovatore, individët bizneset por jo vetëm.

Bazuar në Nenin 3, pika d) të këtij ligji “Startup” janë individët dhe personat fizikë ose juridikë të regjistruar në regjistrin tregtar të Republikës së Shqipërisë, të cilët, referuar objektit të aktivitetit të tyre, janë konceptuar, krijuar dhe veprojnë me qëllim nisjen e realizimit dhe zhvillimit të një modeli biznesi, produkti dhe shërbimi inovativ dhe/ose teknologjik të veçantë, me potencial rritjeje të shpejtë, të zbatueshëm në praktikë, për përmirësimin e ndjeshëm të modeleve të biznesit, produkteve dhe shërbimeve ekzistuese.

Siç edhe njoftoi ministria, rreth 400 biznese, individë, organizata jofitimprurëse, bashki, akademi paraqitën projektet e tyre për përfitimin e granteve për start up dhe pas vlerësimit në datën 13.7.2022 u shpallën fituesit.

Të gjitha aplikimet u shqyrtuan nga Komisioni i Vlerësimit, i cili do përbehej nga vetë ministria e sipërmarrjes, zonja Edona Bilali dhe katër anëtarë (një anëtare caktohet nga vetë ministri i sipërmarrjes, një anëtare përcaktohet nga ministri përgjegjës për rininë dhe fëmijët, një ekspert nga sistemi i ekosistemeve dhe start upeve, për të cilin më pas do të hapej dhe një konkurs, si dhe një anëtar nga Fondi Shqiptaro Amerikan për Zhvillim- AADF)

Djali i Dritan Agollit përfituesi i fondeve publike

Një prej shoqërive që ka përfituar para publike është ajo e Fladi i Agollit, administrator i HMS sh.p.k, i cili ka përfituar 4.580.000 lekë të reja fond.

Problemi është se Flladi Agolli, i cili ka përfituar para publike është djali i Dritan Agollit, Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

I pyetur nga gazetarët Flladi Agolli nuk pranon të japë shpjegime dhe të thotë nëse ka konflikt interesi. Ai thotë shkurt se “informacion mund të merrni te Minisria, duke mbyllur telefonin.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit në vorbullën e Skandaleve

Është denoncuar shpesh në media për paratë “rrush e kumbulla” që shpërdoron me tendera dhe favore për miqtë e drejtorit Dritan Agolli. FSHZH-ja ua ka gjetur më së miri vendin parave të donatorëve, të cilët nuk janë të pakët.

Afërsisht një vit më parë një tjetër skandal i Fondi Shqiptar i Zhvillimit doli në dritë. Ky institucion hapi një tender me vlerë 416 milionë lekë të vjetra për të përgatitur një “menu autentike” për projektin e “100 fshatrave”. Pra, firma fituese do “t’i servirë” Dritan Agollit listën me ushqime që preferojnë më shumë shqiptarët dhe për këtë, FSHZH-ja jep plot 400 milionë lekë.

Fituese u shpallën dy kompani por që në garë janë futur si një, pra bashkim operatorësh. Ato janë Mascarpone sh.p.k në pronësi të kuzhinierit Alfio Rrotani & Endrit Maci Person Fizik. Por gara u kompromentua kur kuzhinieri i njohur për publikun shqiptar, në disa emisione dhe audicione në fushën e gatimit, punonte si shef kuzhine në një restorant luksoz në pronësi të djalit të Dritan Agollit, drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Alfio Rrotani punonte si shef kuzhine në restorantin “Bedouin Beach & Bar”, në pronësi të Flladi Agollit, djali i Dritan Agollit.

Pra, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit i jep një tender me vlerë mbi 400 milionë lekë kuzhinierit që punon në restorantin e djalit të tij.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply