Maskarada në SPAK, falsifikohet shkresa me emrin e Shkëlzen Berishës, denoncimi i Bumçit

Ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, u paraqit sot në SPAK, si person që ka dijeni për tragjedinë e Gërdecit. Bumçi u paraqit i vetëm në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa tha për mediet se kishte qene i hapur për këtë çështje gjithmonë. Sipas Bumçit, shkresa e tij është falsifikuar.

“Qëndrimet e Ministrisë së Drejtësisë dhe të miat si ministër Drejtësie janë të dokumentuara në qëndrimet publike që kemi mbajtur në atë kohë. Në mbledhjen e parë të qeverisë, vendimi i propozuar nga Ministria e Mbrojtës për Gërdecin nuk miratohet. Ministria e Drejtësisë kishte një sërë vërejtjesh dhe vendimi nuk miratohet. Vendoset kontakti mes dy ministrive, që ata të merrnin parasysh vërejtjet ligjore që ne kishim. Pas pasqyrimit të këtyre vërejtjeve, Ministria e Drejtësisë nuk kishte më vërejtje, sepse u morën parasysh vërejtjet tona.

Siç e ka Ministria e Drejtësisë, e Mbrojtjes, e qeverisë përgjigja e dërguar nga ne nuk ka asnjë shënim të tillë. Kjo është me datë dhe numër protokolli. Vendimi është trajtuar në dy mbledhje dhe jo në një. Pasi e kemi çuar te Ministria e Mbrojtjes qëndrimin tonë zyrtar se nuk kishim vërejtje, sepse ata i kishin marrë parasysh vërejtjet e një mbledhje më parë, del një shkresë që ka një shënim në anë për zotin Shkëlzen Berisha. Kjo shkresë është e falsifikuar dhe nuk i qëndron asnjë testi të thjeshtë logjik. Ministria e Mbrojtjes e kishte përgjigjen tonë disa ditë më parë sesa shkresa që kishte shënimin e Shkëlzen Berishës. Nuk kishte nevojë për një shkresë tjetër në Ministrinë e Mbrojtjes.

Nëse unë do kisha nevojë të komunikojë me zotin Shkëlzen Berisha, do e bëja këta me faks nga Ministria e Mbrojtjes, për t’i thënë që çfarë? Që nuk kemi vërejtje. Këtë mund ta bësh me telefon, me mesazh, po ti nuk ke nevojë të çosh faks në Ministrinë e Mbrojtjes për zotin Shkëlzen Berisha”, tha Bumçi.

“Ministri i Drejtësisë lë shënime për vartësit e tij dhe këto shënime të miat janë në shkresa të ministrisë ku kam shërbyer. Por nuk ishte as imitim i shkrimit tim. Çështja u shqyrtua kur unë isha deputet i thjeshtë dhe unë kam ndërmarrë dy akte. Si përgjegjësi politike, kam rreshtuar faktet dhe kam bërë kallëzim penal në atë kohë dhe kam kërkuar të hetohet kaligrafia. Nuk ka dy shkrime njësoj, por e theksoj nuk ishte as imitim i shkrimit tim”, shtoi ai.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja denoncon skandalin tjetër/Drejtorët i dhanë vetes tenderin për prishjen e 22 pallateve

Ola Xama ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli …

Leave a Reply