Gazetari i njohur serb, Milojko Pantiç ka thënë se ka dyshime të mëdha që përfaqësuesja e Serbisë e ka blerë vendin në Kupën e Botës në Katar. Pantiq ka dhënë një intervistë për sajtin kroat “index.hr”, ndërsa ka lëshuar akuza të shumta në drejtim të Federatës së Futbollit të Serbisë.
“Në Katar nuk ka luajtur përfaqësuesja e Serbisë, por seleksioni privat i Aleksandar Vuçiqit dhe Dragan Stojkoviqit. Pse? Sepse Serbia si shtet nuk ekziston. Prej gjitha atributeve shtetërore, Serbia ka vetëm pushtetin, dhe atë pushtetin e bazuar në një njeri, që ka privatizuar krejt çka ka mundur të privatizohet. Djali i tij është menaxher i disa lojtarëve reprezentues. Për këtë ai ekip nuk ka lidhur me reprezentacionin e vërtetë dhe për këtë Serbia në Katar ka kaluar ashtu si kaloi. Në Serbi nuk ka sistem si në Kroaci dhe për rrjedhojë nuk ka as rezultate”, ka thënë Pantiç. Serbia ka udhëtuar me shpresa të mëdha për në Katar, por u ndal në grup. Madje ka dëshpëruar me rezultate.
“Për këtë është fjala. Kam filluar të dyshojë në disa gjëra dhe kam filluar të pyes dhe të gjejë disa të dhëna. Jam goxha i sigurt që edhe vet plasmani i Serbisë në Kupën e Botës, me fitoren ndaj Portugalisë në Lisbonë, në fakt është i blerë. Në çfarë mënyre? Ka miliona mënyra për të bërë këtë. Kujtoni ndeshjen e parë me Portugalinë në kualifikime të luajtura në Beograd. Topi i Ronaldos përfundoi gjysmë metre brenda portës dhe gjyqtarët u bënë që nuk e panë. Sikur të ishte 3:2 për Portugalinë, tregimi do të ishte i përfunduar dhe Serbia nuk do ta shihte Katarin. Kështu çdo gjë u vendos në ndeshjen e fundit në Lisbonë. Për herë të parë në histori presidenti i një shteti futet në avion me lojtarët që t’i përshëndet dhe t’u premtojë shpërblimin prej 1 milion euro për plasman në Katar. Stojkoviqi atëherë ka pyetur se si dikush mund të dyshojë që Serbia mund të fitoi në Lisbonë. Ka thënë se Serbia fiton sigurt. Çka ndodhi? Portugalia nuk gjuajti tri herë në kornizë të portës, ndërsa një Ronaldo nuk u vërejt për 90 minuta. Mos të flas më pas se çka ndodhi në Botëror. Zvicra e mposht Serbinë dhe më pas pranon gjashtë gola nga Portugalia e njëjtë që ndaj Serbisë nuk është shfaqur në terren. Kështu që ekzistojnë miliona arsye që të dyshohet që Serbia e ka blerë plasmanin në Botëror”, ka hedhur akuza të rënda gazetari serb, Pantiç.