Nuk ka shpërblim për administratën, Rama le jashtë liste 200 mijë punonjës buxhetorë

Qeveria nuk do të japë shpërblim për administratën për këtë fundvit. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave.

Në vendim thuhet se, “Fondi i veçantë i institucioneve qendrore buxhetore dhe jobuxhetore, institucioneve të njësive të vetëqeverisjes vendore, njësive të fondeve speciale, institucioneve publike të krijuara me ligj të posaçëm, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror në varësi të institucioneve qendrore dhe njësive të vetëqeverisjes vendore, nuk përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve”.

Ky është viti i katërt rresht që qeveria “Rama” anulon mundësinë e dhjetëra mijëra punonjësve të administratës që të përfitojnë shpërblim financiar, të cilën ua garanton ligji.

Akti i nënshkruar nga Belinda Balluku në mungesë të kryeministrit Rama, nuk shpjegon arsyet e vendimit.

Shqipëria është në një krizë të thellë ekonomike, për shkak të keqqeverisjes, kanalizimit të fondeve publike në projekte koncesionare e rrugë të florinjta, si edhe krizës së çmimeve të eksportuar nga jashtë.

Qeveria ka arkëtuar 3 herë më shumë të ardhura se sa parashikimet për shkak të rritjes së menjëhershme të çmimeve. Por, deri më tani, nuk ka ndërmarrë asnjë iniciativë për rishpërndarjen e fondeve tek qytetarët.

Në fillim të këtij muaji, kabineti qeveritar vendosi të shpërblejë me 5 mijë lekë të reja pensionistët, ndërkohë që ka lënë jashtë listë rreth 200 mijë punonjës buxhetorë.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply