Protestuesit sulmojnë Parlamentin në Malin e Zi, Fronti rus dhe Abazoviç i heqin kompetencat Presidentit

Parlamenti i Malit të Zi, miratoi të hënën ndryshimin në Ligjin për Presidentin, me anë të së cilit i rrudhen kompetencat Milo Gjukanoviçit. Pas këtyre ndryshimeve pritet që të hapet rruga për të zgjedhur një tjetër kryeministër, pa e çuar vendin në zgjedhje.

Qëllimi i ndryshimeve të propozuara nga Fronti Demokratik pro-rus është që kandidati i tyre, Miodrag Lekiq të zgjidhet kandidat për kryeministër i qeverisë së re malazeze.

Paraprakisht sot parlamenti i Malit të Zi nuk arriti të zgjedhë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese , sepse asnjë nga katër kandidatët nuk mori numër të mjaftueshëm votash.

Por miratimi i ligjit u shoqërua me protesta. Me qindra protestues sulmuan selinë e Parlamentit dhe u përplasën me policinë. Mësohet se dyert dhe xhamat e Parlamentit janë thyer për shkak të goditjeve me sende të forta, ndërkohë që policia u detyrua të përdorë gaz lotsjellës.

Një nga drejtuesit e policisë tentoi t’u drejtohej protestuesve, por ata e pritën me thirrje pakënaqësie dhe refuzuan të largohen. Sipas policisë, malazezae, disa të rinj kanë sulmuar efektivët me spraj piperi. Ndërkohë përfaqësues të partisë së Gjunaoviç ka lëshuar akuza shumë të forta ndaj deputetëve që votuan ndryshimet ligjore.

Turma ka brohoritur “tradhti, tradhti” dhe ofendoi kryeministrin Dritan Abazoviç dhe ministrin e Brendshëm, Filip Axhiç.

Ndërkohë në urën e Gazelës në Podgoricë mëngjesin e sotëm është varur pankarta “Stop Ballkanit të Hapur”, ndërsa në urën “Blaža Jovanovića”u vendos flamuri i Bashkimit Evropian.

Kriza e pushtetit në Mal të Zi kulmoi me rënien e qeverisë së Dritan Abazoviçit, pasi në mënyrë të njëanshme nënshkroi marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe, të cilën Partia Demokratike Socialiste e presidentit Milo Gjukanoviç dhe një pjesë e opozitës e konsideruan në kundërshtim me interesat kombëtare.

About Redaksia

Check Also

Drejtori i FBI mashtron Amerikën dhe botën për atentatin ndaj Trump

Donald Trump u godit në veshin e djathtë nga një prej plumbave të atentatorit Thomas …

Leave a Reply