32 vjet nga revolta kundër regjimit komunist në Elbasan, Boçi kujton 14 dhjetorin me një video

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka kujtuar revoltën e 14 dhjetorit 1990 në Elbasan kundër regjimit komunist.

‘Kur kishin kaluar vetëm 48 orë nga krijimi i Partisë Demokratike, por kur sigurimi dhe regjimi vijonte të përndiqte dhe vriste nëse i dilje kundër, përtej frikës dhe pasojave një grup të rinjsh dhe qytetarësh elbasanas dolën hapur në qendër të Elbasanit me thirrjet “Liri Demokraci”, “Enver Hitler”, “Poshtë komunizmi”, shkruan Boçi në Facebook.

Postimi i plotë

📌32 vjet nga revolta kundër regjimit komunist në Elbasan ✌️🇦🇱

Kur kishin kaluar vetëm 48 orë nga krijimi i Partisë Demokratike, por kur sigurimi dhe regjimi vijonte të përndiqte dhe vriste nëse i dilje kundër, përtej frikës dhe pasojave një grup të rinjsh dhe qytetarësh elbasanas dolën hapur në qendër të Elbasanit me thirrjet “Liri Demokraci”, “Enver Hitler”, “Poshtë komunizmi”.

Thirrjet e tyre ishin një jehonë lirie në të gjithë qytetin dhe një goditje e hapur kundër sistemit totalitar që i mbajti në izolim shqiptarët për 45 vjet! Ju ftoj të shihni disa pamje të rralla nga Elbasani i viteve ’90 dhe nga revolta e 14 dhjetorit ✌️

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply