Berisha: Në primare votuan 55 mijë anëtarë e simpatizantë të PD, 15% më shumë se çdo votim tjetër

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në mbledhjen e Kryesisë së PD pasditen e kësaj të mërkure se në praimare votuan 55 mijë anëtarë e simpatizantë të PD, 15 për qind më shumë se çdo votim tjetër.

“Të nderuar anëtarë të kryesisë së PD-së, sekretarë të kësaj partie. Kjo mbledhje është thirrur në një moment shumë të rëndësishëm, si në rrafshin elektoral edhe politik. Përfunduan me sukses përveç se në dy degë, zgjedhjet e kandidatëve për qytetarë të parë të bashkive të vendit.

Ky ishte një proces i cili zhvillohej për herë të parë me këtë proporcion, transparencë dhe pjesëmarrje. PD në përputhje me përcaktimet e statutit të rithemelimit të saj të 11 dhjetorit, bëri realitet premtimin e saj dhe sanksionimin e këtij premtimi, se pushtetarët vendorë dhe ata qendror, deputetët do të zgjidhen me votën e anëtarësisë së saj dhe simpatizantëve të saj.

Në garë pati mbi 200 kandidatura, në tërësi veprimtarë të shquar dhe të vendosur të PD-së, por në garë morën pjesë edhe veprimtarë të shquar të shoqërisë civile dhe shqiptarët të shquar në emigracion.

Në këtë garë, e para me këto standarde në historinë e vendit, votuan për qytetarët e parë të bashkive, rreth 55 mijë anëtarë dhe simpatizantë të PD. Kurrë ndonjëherë në këtë parti kaq vota nuk janë hedhur. Ky votim tejkaloi të paktën me 15 % të gjitha votimet e tjera.

Ky është një rast për të falënderuar të gjithë kandidatet dhe kandidatët që garuan, për të shprehur një mirënjohje të thellë të gjithë atyre që organizuan fushatën e tyre, të gjithë anëtarëve e simpatizantëve që morën pjesë në votim”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama me overdozë në spital? Denoncimi…

Gazetari Romir Saraçi ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me kthimin e kryeministrit …

Leave a Reply