Berisha: Rama ka nisur betejën e egër kundër mediave, shpirtzi dhe xhelat si babai i tij!

Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD në selinë blu, lideri demokrat Sali Berisha analizoi edhe situatën politike në vend. Kreu i opozitës akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka nisur betejën e egër kundër fjalës së lirë dhe mendimit ndryshe.

Berisha tha se Rama po sulmon mediat që janë kritike me të, duke iu referuar shembjes me tritol të resortit të pronarit të News24, pasi nuk arriti t’i kontrollojë mediat e tij.

“Qëllimi i dytë i kësaj mbledhje është analiza e situatës politike në vend. Zhvillimet politike në vend janë tipike për një regjim mafioz, që bazohet në drogën e krimin, që ka vendosur monizmin e plotë, bazuar në vjedhjen e votës së shqiptarëve dhe pasurive të tyre. Por ky regjim i Edi Ramës, nuk mjaftohet vetëm me votën, nuk kënaqet veç me votën. Ky ka nisur betejën e egër kundër mendimit ndryshe, qëndrimit opozitar, medieve të lira. Kemi të bëjmë pra me një armik të vërtetë të lirisë në kuptimin më të gjerë të saj. Ju jeni dëshmitarë se çfarë pësoi resorti turistik i presidentit të media grup Hysenbelliu.

Dufet e urrejtjes se një njeri që trashëgon të gjithë shpirtin e zi të babait xhelat, të papërmbajtura e shtynë atë që vetëm dy ditë para samitit të lidervë evropianë ti vendosë 70 kg tritol një resorti të ndërtuar me leje. Të kryejë një akt të cilin ju garantoj se as një diktaturë në prag të samitit të diktatorëve, nuk do ta kryente diktatori këtë. Të kryejë një akt duke mos kontrolluar urrejtjen e tij patologjike kundër fjalës së lirë, i cili ju siguroj se do të ju kushtojë taksapaguesve shqiptarë, minimumi 40-50 mln euro, vetëm e vetëm se ky bir xhelati nuk kontrollonte dot urrejtjen ndaj kundërshtarit dhe motivit ndryshe.

Të njëjtat motive që shtynë babain e tij në pamje të parë intelektual, të firmosë fill pas diktatorit varjen në litar me ndërgjegje xhelati të Havzi Nelës, absolutisht të njëjta motive e shtynë Ramën të hedhë në erë para shqiptarëve, një objekt turistik që e kishte shpallur krenari të turizmit duke i krijuar një plagë të rëndë turizmit në Shqipëri, por edhe duke gjobitur çdo shqiptar me aktin e tij, se po mbaj gojën, pasi ai meriton çdo fjalë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply