Franca eliminon Marokun dhe kualifikohet për në finale të Botërorit

Franca është kualifikuar në finale të Kampionatit Botëror për herë të dytë radhazi. Francezët mposhtën Marokun në gjysmëfinale me rezultat të pastër 2:0.

Ishte Theo Hernandez i cili realizoi në minutën e pestë të ndeshjes për epërsinë fillestare të “Gjelave”.

Kolo Muani e dyfishoi epërsinë e francezëve në minutën e 79-të të ndeshjes.

Kësisoj, Franca kualifikohet në finale të Botërorit, aty ku të dielën do të takohet me Argjentinën.

Në anën tjetër, Maroku shkroi histori, duke u bërë shteti i parë afrikan që e arriti kualifikimin në gjysmëfinale të një Kupe të Botës.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply