Prokuroria kërkoi 12 vjet, Gjykata dënon me 8 vite burg truprojën e ish-ministrit Tahiri

Është dënuar me 8 vite e 8 muaj burg, Hekuran Marku, ish-truproja i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Sot pritej vendimi i togave zë zeza të GJKKO-së, aty ku u vendos për dënimin e tij.

Prokuroria kërkoi 12 vite heqje lirie për Markun, por ai përfitoi zbritje të dënimit me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ai akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ndaj tij nisën hetimet si pjesë e një grupi kriminal, bashkë me ish-truprojën tjetër të Saimir Tahirit, Agustin Dedën për të cilin ende zvarriten procedurat e ekstradimit. Më 1 prill Marku u ekstradua nga Gjermania, për t’u përballur me GJKKO me akuzat e ngritura nga SPAK.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply