Reuters: Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE

Kosova, duke u përballur me disa kundërshtime, këtë javë do të aplikoj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Proces ky i cili pritet të zgjasë me vite, nëse jo me dekada dhe që varet nga normalizimi i marrëdhënieve të saj me Serbinë,shkruan Reuters.

Sfidë tjetër mbetet edhe që Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Përveç kësaj, as pesë shtetet e Bashkimit Evropian, Spanja, Greqia, Rumania, Sllovokia dhe Qiproja, nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Mirëpo, lajmin që Kosova, do të aplikoj këtë javë për t’u anëtarësuar në BE e bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e së martës më 13 dhjetor.

“Bashkimi Evropian është vend i paqes, sigurisë, barazisë dhe prosperitetit dhe prandaj vendi i Republikës së Kosovës është në këtë shtëpi të përbashkët si vend që e do paqen”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

Kryeministri kishte treguar se janë në kontakt edhe me shtetet mosnjohëse të BE-së.

Reuters raporton se përpara çdo anëtarësimi të mundshëm, “Kosova duhet ta arrijë një marrëveshje me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve”.

Të mërkurën e 14 dhjetorit, është shënuar edhe dita e pestë e bllokimit të rrugëve në Veriun e Kosovës përmes barrikadave të serbëve.

Ndryshe, deri më tani, Kosova ka vetëm një marrëveshje kontraktuale me BE-në, përkatësisht Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Gjithashtu, Kosova, më 12 maj kishte dorëzuar edhe aplikimin për Këshillin e Evropës.

Këshilli i Evropës është organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë. Ky institucion mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në shtetet anëtare. /Albanianpost

About Redaksia

Check Also

Trump sulmon prokurorin: Do hetohet, është i korruptuar, mund të ekzekutojë njerëz

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të …

Leave a Reply