“Bashkitë po presin me padurim çlirimin nga kjo farë hajdutësh që nuk i ka parë toka”

Kreu i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar një takim sot me kandidatët fitues të primareve për zgjedhjet e 14 majit. Berisha tha se bashkitë po presin me padurim çlirimin nga kjo farë hajdutësh që nuk i ka parë toka.

Ai u ndal te bashkia e Tiranës, duke akuzuar kryebashkiakuan Veliaj për shumëfishimin e taksave për biznesin e vogël dhe qytetarët.

“Ju nisni betejë me misionin e madh, jo vetëm të largimit të barrës së rëndë që sekti i rilindjes ka hedhur me taksat e tij mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë, ku mund të rikujtoj këtu vetëm këtë kryetarin e betonit të Tiranës.

Për sipërmarrjen e tij private që ka me Edi Ramën, Arben Ahmetajn, Ëngjëll Agaçin, ai ka katërfishuar taksën e mbetjeve për biznesin e vogël. Ka dyfishuar taksën e çdo qytetari.
Ka shpikur taksën e arsimit në një kohë kur jo e majta, por e vërteta është dhe qendra e djathtë e ka në gen detyrimin për arsimin falas. E ka në gen. Shteti e ka detyrë të shkollojë fëmijët e qytetarëve, kurse sipas këtij hajduti shkollat duhet t’i ndërtojnë qytetarët me taksa ekstra, taksë vetëm për arsimin, të cilat i vjedh, i shpërdoron në mënyrën më të tmerrshme, me të cilat ndërton një shkollë me kosto absolutisht nga 6 gjer në 8 herë më të lartë se sa kostoja me të cilat ndërton shkolla PNUD-i OKB-së në Tiranë me paratë e donatorëve. Bashkitë po presin me padurim çlirimin nga kjo farë hajdutësh që nuk i ka parë toka.

Ai që sot është në krye të bashkisë së Tiranës, nuk po flas për Durrësin se ajo është një figurinë, aty është mafia, aty janë grupet kriminale, aty ligjin e bën nëntoka, ajo është është thjesht një marionetë në duart e tyre. S’po marrim për Elbasanin se atë shkojnë e rrahin në zyrë. Dihen ato punë. Por po ndalem te Tirana se atje janë cilin të qash më parë.
Ky zotëri ka një kontratë për mbetjet, sipas të cilës kompanisë vetë, për çdo ton mbetjesh, duhet t’i paguajë taksapaguesi i Tiranës 11 euro për depozitim dhe 28 euro për djegie. Ka 5 vite që nuk është djegur një kg pleh, por secili kg i tyre i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë, 28 euro. Po kaq edhe taksapaguesve të Durrësit, se janë aksionerë”, deklaroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply