Kreun e Bashkisë së Elbasanit e rrahin bandat në zyrë, Berisha-kandidatëve: Çlironi qytetarët!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar sot se bashitë kryesore të vedit konrolohen nga mafia.Ai tha se në Bashinë e Durësit vendimet i merr nëntoka duke nënkutuar krmin.

“Ai që sot është në krye të bashkisë së Tiranës, nuk po flas për Durrësin se ajo është një figurinë, aty është mafia, aty janë grupet kriminale, aty ligjin e bën nëntoka, ajo është është thjesht një marionetë në duart e tyre. S’po marrim për Elbasanin se atë shkojnë e rrahin në zyrë. Dihen ato punë. Por po ndalem te Tirana se atje janë cilin të qash më parë.
Ky zotëri ka një kontratë për mbetjet, sipas të cilës kompanisë vetë, për çdo ton mbetjesh, duhet t’i paguajë taksapaguesi i Tiranës 11 euro për depozitim dhe 28 euro për djegie. Ka 5 vite që nuk është djegur një kg pleh, por secili kg i tyre i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë, 28 euro. Po kaq edhe taksapaguesve të Durrësit, se janë aksionerë”, deklaroi Berisha.

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me kandidatët fitues të primareve.

Berisha deklaroi se ku është një zhvillim jashtëzakonisht i vyer, i çmuar, në rrugën tonë të konsolidimit të vlerave dhe të demokracisë

“Për këtë sallë, për këtë seli, për PD-në kjo është një ngjarje shumë e veçantë. Kurrë ndonjëherë më parë këtu nuk janë ulur kandidatë për qytetarë të parë të bashkive të vendit, një trupë që ka marrë vota nga anëtarësia dhe simpatizantët e PD-së më shumë se të gjithë institucionet e tjera të kësaj partie në tërë ekzistencën e saj. Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për ne. Është një zhvillim jashtëzakonisht i vyer, i çmuar, në rrugën tonë të konsolidimit të vlerave dhe të demokracisë. Ju keni dalë nga një garë, keni konkurruar me bashkëluftëtarët tuaj, keni dëshmuar në tërësi civilitet, integritet, transparencë dhe me garën që keni bërë keni transformuar, ridimensionuar pluralitetin në gjirin e PD-së, por edhe në Shqipëri në tërësi. Nuk ka parti më të hapur se sa partia që bazohet në garën konkurrencën e lirë dhe të ndershme të zgjedhjes së institucioneve të saj. Nuk ka parti më të hapur se sa partia e cila vendos pluralitetin dhe votën e lirë në themel të zgjedhjes së qeveritarëve të saj vendorë, qendrorë dhe drejtuesve të saj.
Nuk ka parti më të hapur, në mënyrën më demokratike se sa një parti që përveç anëtarëve të vet fton të votojnë dhe simpatizantët e saj”, deklaroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Thirrja e Berishës: Të shpëtojmë Tiranën, të premten…

Kryetari i PD Sali Berisha u ka bërë thirrje sot qytetarëve për të shpëtuar Tiranën …

Leave a Reply