Si u lidh pas pemës dhe u dogj i gjallë për 1 milion lekë 61-vjeçari

Personi që shihni në foto është 61-vjeçari Menduh Kurt-Deda, i cili është masakruar dhe djegur i gjallë në vitin 2017 nga ish-e dashura e tij Marjeta Karaj, 56 vjeçe në bashkëpunim me djalin e saj, Besmir Karaj, 34 vjeç, dhe shokun e këtij të fundit, Gazmir Ngota, 39 vjeç. Krimi është zbardhur pas pesë vitesh vitesh dhe shkak është bërë një borxh prej një milionë lekësh të rinj.

61-vjeçari është futur me forcë në automjet nga tre autorët në zonën e Alliasit, dhe më pas është çuar në një zonë pyjore, në Kodër-Shupal ku është dhunuar e lidhur me litar, më pas është djegur i gjallë. Marjeta Karaj dhe Gazmir Ngota janë arrestuar nga Policia, ndërsa, Besmir Karaj është shpallur në kërkim. Ai dyshohet se ndodhet në Itali.

Fqinjët e Marjeta Karajt, në prononcimet për mediat, thonë se 56-vjeçarja ishte një grua e mirë dhe se nuk kishin dëgjuar ndonjëherë të këqija apo konflikte për të. Ata shprehen se janë habitur kur kanë marrë vesh lajmin se ajo ka vrarë 61-vjeçarin Menduh Kurt-Deda.

Goc e mirë, goc e urtë. Nuk e kam dëgjuar për një llaf të keq, s’ka pasur konflikte’, shprehet njëri prej tyre.

‘Njihet për grua e mirë, jemi habitur kur e kemi dëgjuar, s’ka pasur konflikte. Tani jeton me burrin dhe gocën, ka nja 20 vjet që e njihja’, tha fqinji tjetër.

61-vjeçari Menduh Kurt-Deda është vrarë në vitin 2017 nga Marjeta Karaj, 56 vjeçe, djali i saj Besmir Karaj, 34 vjeç, dhe shokun e këtij të fundit, Gazmir Ngota, 39 vjeç.

Shkaku i vrasjes së Menduh Kurt-Dedas, ka qenë një borxh prej një milionë lekësh të rinj dhe pasi është futur me forcë në automjet nga tre autorët në zonën e Alliasit, dhe më pas është çuar në një zonë pyjore, në Kodër-Shupal ku e dhunuan e lidhën me litar dhe më pas e dogjën të gjallë.

Marjeta Karaj dhe viktima Menduh Kurt-Deda punonin së bashku në një organizatë të krijuar prej të dyve, ‘Ndihmë dhe kujdes për fëmijët jetimë të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit’ dhe për këtë ka qenë edhe borxhi prej 1 milionë lekësh të reja. Marjeta Karaj dhe viktima Menduh Kurt-Deda dyshohet se kishin dhe lidhje intime.

About Redaksia

Check Also

Një vrasës u nxorr nga burgu për të tërhequr zvarrë Metën?

Në një deklaratë, Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi thotë se duan të kenë …

Leave a Reply