Tre vrasjet në Elbasan, del numri i telefonit të Ballës në përgjime

Numri i telefonit 0682055399 del në procesverbalet e gjykatës si “Taulant” ndonëse i njëjti numër përkon me numrin e kryetarit të grupit të PS, përmes verifikimit në rrjetet sociale.

Por sërish kjo nuk implikon socialistin në këtë çështje. Situata ndryshon në këtë moment.

Një stuhi politike ka nisur që prej momentit kur në gjykatë, Adrian Çapja, një nga emrat më me ndikim në qytetin e Elbasanit, deklaroi se vr.asja e avokatit të tij, Ravik Gurra do të zbulonte implikimin e një politikani të rëndësishëm. Që perj atij momenti, opozita dhe kryedemokrati Sali Berisha e lidhin këtë deklaratë me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Kjo jo pa arsye. Zanafilla e historisë nis më 3 shkurt 2016, kur në Elbasan u vr.anë Agron Çapja, Enver Sinakoli, Eno Bedalli dhe pla.gosen 7 të tjerë.

Ma.sakra e Elbasanit hapi një dosje përgjimesh në të cilat u zbulua edhe një numër telefoni. Në vendimin e datës 17 shkurt 2016, gjykata e Elbasanit nuk arrin të saktësojë nëse është ose jo Balla, duke iu referuar vetëm me numër telefoni. Numri i telefonit 0682055399 del në procesverbalet e gjykatës si “Taulant” ndonëse i njëjti numër përkon me numrin e kryetarit të grupit të PS, përmes verifikimit në rrjetet sociale. Por sërish kjo nuk implikon socialistin në këtë çështje. Situata ndryshon në këtë moment. Ardian Çapja tha në gjykatë se përgjimet e njeriut Taulant, janë zhdukur dhe asgjësuar. Akuza përforcohet nga Berisha që deklaroi sot në Kuvend se këtë rol e luajti prokurori i çështjes që u ngrit sipas tij në detyrë.

Në vendimin e gjykatës, i publikuar sot nga Shijak Tv, vetë gjykata që aprovoi futjen në përgjim të këtij numri, ka vendosur që çdo e dhënë dhe material të fshihet.

“Fshirjen dhe asgjësimin e materialit të përgjimit të regjistruar në CD e ardhur në këtë gjykatë me shkresën nr. 140 datë 16/02/2016, e cila përmban regjistrimin e numrit të telefonit celular 0682055399 nga data 04/02/2016 ora 13:20 minuta deri në datën 06/02/2016 në orën 12:10 minuta”,-thuhet në vendimin e gjykatës, sërish për numrin e përdorur nga “Njeriu Taulant”. “Syri” ndërkon ka publikuar një përgjim tëe grupit të Bajrajve, ku sërish përflitet emri Taulant. Gjatë këtyre përgjimeve, politikani Taulant merr përsipër të zgjidhë diçka për bandën. në bisedë flitet për lojërat e fatit, por nuk dihet nëse Taulanti është apo jo Taulant Balla. Ndërkohë që në mes të kësaj beteje, asnjë reagim publik nuk ka ardhur nga ana e deputetit socialist. Taulant Balla heshti sot para Berishës dhe as nuk dha sqarime para qytetarëve nëse është ai ose jo “Njeriu Taulant”.

BISEDA E PUBLIKUAR NGA SYRI:

685: G është dakord!

008: Po.

685: Po hajde, besoj ndonjë lloj influence do ketë.

008: G është dakord, Taulanti po mundohet për të marrë firmat, ai po, Taulanti është motorri.

685: E marr vesh, mirë, mirë, ok.

008: Na ishte dashtë edhe një nga PD-ja.

685: Jo, s’kam naj një dmth që tia vlejë se…

008: Mirë pra.

685: Nuk ma ha menja se i hudhin topa për shalësh këta.

008: Këto mund t’i hudhësh topa për shalësh kur e kanë brë ligji.

685: Po.

008: Se i kanë shfrytëzuar vërejtjet që ka ai për lojërat e fatit dhe e kanë bo si kanë dashtë.

685: Mu dje më mori ky çuni që është me këtë… me atë ‘Matematikun’…

008: Me…

685: Me këtë ‘Maematikun’ (nuk dëgjohet mirë) këtej më mori, po më thotë që dun me janë në fjalë të mira, dun me e shty, me e ba…

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply