Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Reforma është e diskredituar dhe e damkosur, dhe nuk e mbrojnë atë që janë faktorë të diskreditimit. Berisha tha se, një sondazh tregon se vetëm 0.8 përqind e vlerësojnë si shumë të mirë reformën e Sorosit.
“Çfarë mbron kjo? Interesat më obskure të vetat. Nuk kam asnjë problem këtu me ndërzimin e SPAK-ut kundër meje. Aq sa kanë gjetur në një vit e gjysmë do gjejmë edhe në njëqind vite të tjera. Por një vend sovran është një vend sovran.
Reforma është e diskredituar dhe e damkosur, dhe nuk e mbrojnë atë që janë faktorë të diskreditimit. Ajo mendon se duke përfaqësuar vendin e madh të lirive, mund t’u thotë shqiptarëve, fluturon-fluturon, por ajo e ka dëmtuar më shumë se kurrë reputacionin e vendit të saj te shqiptarët.
Një sondazh tregon se vetëm 0.8 përqind e vlerësojnë si shumë të mirë reformën e Sorosit.
Për të mos thënë pastaj, se reforma shqiptarëve u bëri gjëmën, i la pa proces të drejtë gjyqësor. U duhet të presin 10 deri në 20 vite për një vendim.
Dhe SPAK-i vidhiset nga polli në poll, në shkallaren e turpit të korrupsionit.
Nuk ka më tani pazare të lehtë, ai që ka kaluar vetingun nuk pyet më as për zotin, nuk ka zot ai.
100 mijë dosje, shkatërrimi përfundimtar i reformës. Në mënyrën më korruptive është firmosur marrëveshja me ndërmjetësimin e zonjës që flet për korrupsion mes Delina Ficos dhe Gjykatës së Lartë, për të futur ndihmesa balilat e PS-së nga grupi i juristëve Qemal Stafa, në shkelje të Kushtetutës. Unë kam mirënjohje të pakufishme për USAID-in, por u shpreh keqardhje më të madhe për aktin e tij, për prokurimin e Delina Ficos dhe bandës së saj për të shqyrtuar dosjet e shqiptarëve në kundërshtim me ligjet”, u shpreh Berisha.