Ish-gjyqtarja e dënuar nga SPAK: Krimi është lart, po e bën pushteti, këto janë vegla

Gjykata e Posaçme shpalli fajtore ish-gjyqtaren e Apelit në Korçë, Mimoza Margjeka, për dyshimin se u pagua 6 mijë euro për të zbutur pozitën e një të burgosuri.

Për këtë fakt Mimoza Margjeka u shpall fajtore për korrupsion dhe u dënua me 4.6 muaj burgim dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për pesë vitet e ardhshme. Fajtor u shpall dhe bashkëshorti Arben Cara dhe Klaudio Zhilla që u dënuan me burg. Në vendimin e dhënë dje, trupi gjykues, kryesuar nga gjyqtari Erion Çela, vendosi të dënojë ish-gjyqtaren me 4.6 muaj burg, kërkesë kjo e bërë më herët nga Prokuroria e Posaçme.

Bëhet me dije se vendimi për ish-gjyqtaren pezullohet duke u konvertuar në 3 vjet shërbim prove dhe heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet. Fajtor u gjet edhe avokati Skënder Demiraj, të cilin trupi gjykues e dënoi me 3 vite burg, vendim që i konvertohet në 3 vite shërbim prove. Nejton Bali u shpall gjithashtu fajtor dhe u dënua me një vit e 2 muaj burg, por i konvertuar në 2 vjet shërbim prove.

Në një komunikim për mediat, gjyqtarja Mimoza Margjeka tha: “Krimi është lart, e bëjnë vetë. Krimin po e bën pushteti, këto janë vegla. Nuk isha anëtare, isha gjyqtare e vetme. Unë nuk kam nevojë të marr sinjale. Juridikisht vendimi që thashë më datën 17 korrik e dha gjyqtari tjetër më 19 korrik me kërkesën e kryetarit të PS-së dhe ajo erdhi e fshehtë, përse nuk e kërkoni dosjen? Të shqetësosh lartmadhërinë nuk paska lidhje? Po u shqetësua më i madhi, këta të tjerët janë miza me i shtyp me këmbë. Ju nuk po guxoni ta pyesni. Unë kam ikë nga Durrësi, nga krimi, nga korrupsioni. Nuk u besoj më institucioneve. Unë jam gjyqtare, unë e di dhe e njoh ligjin. Këta njerëz janë të porositur, mua më vjen keq për ta. Nuk e kam me pasion të bëj sot gjyqtaren. Më dënuan mua, nuk është fundi i botës, shyqyr që nuk është koha e Enverit se do të na varnin. Çfarë tha Gjykata Kushtetuese për këtë vendim?”.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply