Së fundmi u raportuar se Jose Mourinho është kandidati kryesor për të zëvendësuar Fernando Santosin te Kombëtarja e Portugalisë, pasi dje u shkarkua Fernando Santos, i cili arriti deri në çerekfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”.
“Il Corriere Dello Sport” raportoi të premten në mëngjes se agjenti i Mourinhos, Jorge Mendes, kishte hapur bisedimet paraprake me Federatën e Futbollit të Portugalisë.
Megjithatë, sipas “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e Romës nuk duan të ndahen me“Special One”.
Por, nëse Mourinho dëshiron gjithsesi të bëhet përzgjedhës te Portugalia, klubi italian do të kërkojë dëmshpërblim nga Federata portugeze.
59-vjeçari ka kontratë të vlefshme me klubin italian deri në verën e vitit 2024.
Ndërkohë, trajneri portugez ka mbërritur dje në Portugali së bashku me skuadrën e tij.
Roma do të përgatitet për pjesën e dytë të sezonit në vendlindjen e Mourinhos dhe sot do të përballet me Cadizin në një ndeshje miqësore.
Gazeta RD