Përmbytjet në Shkodër, Bardh Spahia kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga ana e qeverisë. Situata më përmbytjet në territor ka ardhur duke u përkeqësuar ku nën ujë ndodhen mbi 2700 hektarë tokë si dhe 155 banesa të rrethuara. Ai pa afër gjendjen në fshatin Obot, atje ku banorët ndodhen të izoluar dhe komunikimin e kryejnë vetëm më mjetet e larta të ushtrisë dhe më pas u ndal edhe tek segmenti tjetër i bllokuar Darragjat – Shirq në njësinë administrative të Dajçit.

Gjatë komunikimit me banorët dhe drejtuesit e njësive administrative, Spahia kërkoi vëmendje maksimale, pasi nuk duhet neglizhuar asnjë situatë, aq më tepër në orët e mbrëmjes ku ndërhyrja në terren është më e vështirë. Vëmendje të veçantë kryebashkiaku kërkoi për të moshuarit që jetojnë vetëm si dhe personat e sëmurë. Vetë banorët u shprehen se kjo situatë vjen jo vetëm nga reshjet por edhe shkarkimet e HEC-eve.

Gjatë orëve të pas drekës bashkia Shkodër ka kërkuar nga emergjencat civile 4 mjete + 3 varka të shoqëruara me forca ushtarake, nga të cilat 2 mjete+2 varka në Njësinë Administrative Ana e Malit, Ura e Sagjicës; 1 mjet+1 varkë tek Njësia Administrative Dajç; si dhe 1 mjet në Bahçallëk.

About Redaksia

Check Also

Thirrja e Berishës: Të shpëtojmë Tiranën, të premten…

Kryetari i PD Sali Berisha u ka bërë thirrje sot qytetarëve për të shpëtuar Tiranën …

Leave a Reply