Zgjedhja e kreut të SPAK, ambasadorja e BE: Prokuroria efektive, thelbësore për Reformën në Drejtësi

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann ka komentuar zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme. Me anë të një postimi në Twitter, Hohmann shkruan se, efektiviteti i SPAK është thelbësor në suksesin e Reforës në Drejtësi. Po ashtu ajo ka shprehur vlerësim për punën e bërë nga Arben Kraja ne këto tre vite në krye të SPAK.

Postimi i Plotë

Mirëpres zgjedhjen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë të zotit Altin Dumani si Kryetar i ri i SPAK. Urime! Shpreh vlerësimin tim të lartë për z. Arben Kraja për punën e bërë gjatë tre viteve të fundit. Një SPAK efektiv është thelbësor për suksesin e reformës në drejtësi.

About Redaksia

Check Also

Protesta kundër Ramës/ Besa me qytetarët ka humbur, jep dorëheqjen!

Në protestën e 56-të radhazi kundër qeverisë, një prej të rinjve pjesëmarrës ka reaguar ndaj …

Leave a Reply