Ndahet nga jeta gazetari sportiv, Milaim Krasniqi

Ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare Milaim Krasniqi, njëri ndër gazetarët e shquar të sportit të Kosovës. Vdekja e tij rrodhi si pasojë e komplikimeve që u shfaqën kohët e fundit nga kanceri.

Përkundër përpjekjeve dhe angazhimeve të mjekëve në Kosovë, Turqi dhe në Francë, ato nuk patën sukses.

Në vitin 2001 ai u punësua në Radio Kosova ku ka vazhduar të punojë deri në ditët e fundit të jetës.

Gjatë kësaj periudhe ka komentuar mbi 2000 ndeshje të futbollit nga vendi i ngjarjes.

Vite me radhë ishte Redaktor Përgjegjës i programit në RTK-Radio Kosovë dhe kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply