Ndahet nga jeta gazetari sportiv, Milaim Krasniqi

Ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare Milaim Krasniqi, njëri ndër gazetarët e shquar të sportit të Kosovës. Vdekja e tij rrodhi si pasojë e komplikimeve që u shfaqën kohët e fundit nga kanceri.

Përkundër përpjekjeve dhe angazhimeve të mjekëve në Kosovë, Turqi dhe në Francë, ato nuk patën sukses.

Në vitin 2001 ai u punësua në Radio Kosova ku ka vazhduar të punojë deri në ditët e fundit të jetës.

Gjatë kësaj periudhe ka komentuar mbi 2000 ndeshje të futbollit nga vendi i ngjarjes.

Vite me radhë ishte Redaktor Përgjegjës i programit në RTK-Radio Kosovë dhe kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria triumfon me goleadë ndaj Andorrës, 3 pikët e para në kualifikueset e Botërorit

Kombëtarja kuqezi lë pas humbjen ndaj Anglisë në Wembley, teksa fiton pastër 3 me 0 …

Leave a Reply