Rasti i parë në histori, Ambasadorja shkon në procesin e zgjedhjes së kreut të SPAK

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka “zbarkuar” në mbledhjen e KLP ku po dëgjohen kandidatët për kreun e SPAK dhe do të votohet për të zgjedhur drejtuesin e ri të këtij institucioni.

Prania e Kim në sallë është e paprecedent dhe dëshmi e një presioni direkt mbi anëtarët e KLP.

Ditët e fundit ka patur një përplasje në distancë mes ambasadores dhe kreut të qeverisë, Edi Rama.

Kim ka bërë thirrje që të mos ketë ndërhyrje në procesin e zgjedhjes së SPAK, duke sugjeruar kështu që ka persona të interesuar për të kapur SPAK-un.

Ndërsa Edi Rama ka kërkuar që askush të mos ndërhyjë, përfshirë edhe ambasadën amerikane dhe u ka bërë thirrje anëtarëve të KLP të mos dëgjojnë askënd për këtë çështje.

Ka patur aludime nga anlistë dhe media se kandidati që mbështet Kim dhe ambasada amerikane është Altin Dumani.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply