Për revistën Time Magazine Volodymyr Zelensky është «politikani i vitit 2022», ama jo pse ka kryer një grusht shteti në favor të luftës. Presidenti ukrainas ka nxjerrë jashtëligjit të gjitha partitë politike të opozitës, ka vrarë personalitete që e kundërshtonin, ka vënë nën kontroll të gjitha mediat, si të shkruara, ashtu edhe radiotelevizive, pse jo edhe interneti, ka ndaluar përdorimin e gjuhës ruse, ka shkatërruar 100 milion libra rusë, ka konfiskuar pasuritë e oligarkëve, përfshi ata që e kanë financuar personalisht; ka shtetëzuar pronat e investitorëve dhe kompani ruse, së fundi ka ndaluar kishën ortodokse.
Time Magazine e ka shpallur Volodymyr Zelensky «njeriun e vitit 2022»; zgjedhje e natyrshme për redaksinë e përjavshme: presidenti ukrainas është mishërimi i kurajës mbizotëruese që i ka mundësuar popullit t’i rezistojë pushtuesit rus. Por duke filluar nga 25 korrik pushteti në Ukrainë është transferuar nga duart e Zelensky në ato të zëvendëspresidentit të Këshillit për Sigurinë dhe Mbrojtjen Kombëtare, Oleksiy Danilov. Zelensky përqëndrohet me detyrën e zëdhënësit të regjimit, duke ia dialoguar Danilov hartimin e dekreteve që më pas presidenti i firmos. Të dy kanë krijuar një regjim terrori. Më 17 dhe 25 korrik tre anëtarë të Këshillit janë siluruar për fakte të ndryshme tradhëtie, të kryera nga funksionarë nën urdhërat e tyre:
– diplomati Ruslan Demchenko;
– kreu i shërbimit të inteligjencës, SBU, Ivan Bakanov, shok fëmijërie i Zelensky;
– së fundi, ish këshilltarja juridike e Zelensky, prokurorja e përgjithshme Irina Venediktova.
Lidhur me këto ditë vendimtare, Rinat Akhmetov, përpara lufte njeriu më i pasur i Ukrainës, ka deklaruar se Zelensky ka shtënë në dorë pushtetin, të gjitha pushtetet, nën dukjen e reformave. Më 26 gusht, në kanalin televiziv NTA, Oleksiy Danilov ka zbuluar se Këshilli për Sigurinë dhe Mbrojtjen i nëntorit 2021, domethënë 4 muaj përpara ndërhyrjes ushtarake ruse, kishte adoptuar një plan për mbrojtjen e vendit. Dokumenti është përgatitur pasi që Zelensky kishte refuzuar planin për një Minsk III, i propozuar më 8 dhe 9 dhjetor 2019 nga Parisi. «Është një dokument themelor, pse jo edhe voluminoz, që përshkruan aktivitetet e të gjitha trupat e forcave të armatosura, pa përjashtime: kush duhet të veprojë dhe si në një situatë ligji të jashtëzakonshëm», ka saktësuar Danilov më 7 shtator në Left Bank.
Vrasja e opozitarëve politikë
Vrasjet politike janë përgjithësisht prerogativë e nacionalistëve integralistë. Në çdo moment mund të sekuestrojnë dhe të zhdukin, deri të ekzekutojnë në rrugë publike para syve të të gjithëve opozitarët politikë. Viktimat janë parasëgjithash gazetarë dhe politikanë të zgjedhur. Nuk bëhet fjalë për ndonjë risi: këto vrasje e kanë theksuar luftën civile të nisur më 2014. Të mendohet për deputetin Oleg Kalashnikov, i vrarë në vitin 2015 në pragun e derës së shtëpisë së tij me 11 plumba kokës. Policia nuk e ka sqaruar kurrë as ekzekutuesin, as porositësin e vrasjes.
Në disa raste janë aksione të SBU (shërbimi i inteligjencës). Si, për shembull, ekzekutimi i negociatorit zyrtar Denis Kireev, në rikthim nga Gomeli i Bjellorusisë, ku kishte marrë pjesë në takime jo të frytshme me Rusinë. Është vrarë në rrugë më 6 mars të vitit 2022 pasi gjatë negociatave kishte guxuar të përmendëte lidhjet historike midis Kievit dhe Moskës. Drejtuesit politikë nuk i marrin përsipër përgjegjësitë e këtyre operacioneve, por i nxisin. Pohojnë se vendi duhet të «spastrohet»; se duhet të vriten jo vetëm agjentët e Federatës Ruse, por kushdo që përhap kulturën ruse apo ia njeh vlerën. Kryebashkiaku i Kievit, kampioni i boksit Vitali Klitschko, ka ngarkuar grupin neonazist C-14 për të qëmtuar midis ukrainasve me origjinë sllave «sabotatorët» dhe t’i vriste. Procedime penale janë nisur kundër funksionarëve të lartë shtetërorë, si deputeti Yevhen Murayev, ish ministri i Jashtëm Arsen Avakov, ish kryeministri Arseni Iatseniouk, ish sekretari i Këshillit për Sigurinë dhe Mbrojtjen Oleksandr Truchynov, si edhe kundër ish presidentit Poroshenko. Tani SBU arreston edhe shumë civilë, i akuzuar se kishte bashkëpunuar me rusët.
Ndalimi i gjuhës ruse
Sipas Marrëveshjes Minsk II (Neni 11, nota eksplikative) e 12 shkurtit 2015, u takon rajoneve të Donbasit ta zgjedhin gjuhën e tyre zyrtare, kurse më 1 shtator të vitit 2022 Danilov ka deklaruar: «Janë ata [banorët e Donbasit] që duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët me ne, jo ne me ata. Kemi kufij dhe nëse dikush nuk është i kënaqur me ligjet dhe normat që rregullojnë territorin e vendit tonë, ne nuk bëjmë traktativa me askënd». Më 21 shtator ka saktësuar më mirë: «Gjuha ruse duhet të zhduket krejtësisht nga territori znë, pasi instrument propagande armiqësore dhe shpëlarje truri i popullsisë tonë».
Kontrollimi i mediave
Më 20 korrik, në kulmin e krizës së Këshillit për Sigurinë dhe Mbrojtjen, Danilov ka deklaruar se shumë personazhe që më përpara «agresionit rus» shfaqeshin zakonisht në televizion, tani nuk shikohen më. «Nuk dihet se ku kanë përfunduar. SBU do të bëjë deklarime të ashpra mbi ta». Danilov i ka akuzuar se referojnë pikëpamjen ruse: «Tek ne injektimi i versioneve ruse është një gjë shumë, shumë e rrezikshme. Me sa duket do të duhet të sofrcohemi ta kuptojmë. E dini se çfarë ju them? Nuk kemi nevojë për ta. Lerini që të ikin, që të kthehen në moçalet e tyre duke kakaritur në gjuhën e tyre ruse». Këshilli për Sigurinë dhe Mbrojtjen kishte marrë tashmë survejimin e të gjithë mediave, si të shkruara, ashtu edhe radiotelevizive. Veç kësaj, kishte ndaluar nja 100 kanale në Telegram, duke i quajtur «filoruse».
Shkatërrimi i 100 milioni librave rusë
Më 19 maj, domethënë përpara krizës si Këshillit për Sigurinë dhe Mbrojtjen, Instituti i Librit Ukrainas, enti që mbikëqyr bibliotekat publike, është ngarkuar të shkatërrojë 100 milion libra. Të gjitha libra me autorë rusë apo të botuara në Rusi duhet të shkatërrohen. Është ngritur një komision parlamentar për verifikimin e zbatimit të këtij spastrimi intelektual. Ka dalë se shumica dërrmuese e librave të bibliotekave qenë manuale kuzhine, qepjeje e kështu me radhë. Këto botime është dashur të prisnin përpara se të shkonin në djegie, pasi prioriteti i është rezervuar autorëve të shpifur si Aleksandr Pushkin dhe Lev Tolstoj.
Ndalimi i partive politike
Një e nga një, të 12 partitë politike opozitare janë shpallur të paligjshme. E fundit është sanksionuar më 22 tetor. Të zgjedhurit janë shkarkuar nga postet e tyre. Vetëm oblasti i Transkarpacisë, afër me Hungarinë, refuzon t’i largojë të zgjedhurit lokalë të ardhur nga partitë politike tani jashtë ligjit.
Konfiskimi i pasurive të opozitarëve dhe rusëve
Nga fundi i shkurtit Agjencia Ukrainase e Kërkimit dhe Menaxhimit të Pronave (ARMA), organ i luftës ndaj korrupsionit i dëshiruar nga Bashkimi Europian, ka sekuestruar prona prej 1.5 miliard grivnia, ose 41 milion dollarë. Oligarkët pronarë të mediave janë detyruar njëri pas tjetrit t’i shesin. Është bërë fjalë për ekzekutimin e një plani të qëllimshëm, i finalizuar ta nxjerrë vendin nga influenca e tyre, por ruajnë të drejtën e posedimit të tipeve të tjera të shoqërisë. Sipas një ligji ukrainas të vitit 2021, oligarkët janë 86 qytearë që kani një pasuri prej të paktën 80 milion dollarëve, pse jo edhe një rol në jetën publike dhe që ushtrojnë influencë të madhe ndaj mediave. Sipas Danilov, me luftën e mbaruar nuk duhet të ketë më oligarkë.
Më 7 nëntor Këshilli për Sigurinë dhe Mbrojtjen ka vendosur të shtetëzojë bizneset që u përkasin oligarkëve, midis të cilëve edhe Igor Kolomoisky, financues i Volodymyr Zelensky. Tani administrohen nga ministria e Mbrojtjes dhe për qëllimin e ligjit të jashtëzakonshëm duhet t’i «kthehen popullit ukrainas». Norma aplikohet edhe ndaj kompanisë ndërtuese ukrainase të motorëve të avionit, Motor Sich, në një padi me investitorë kinezë përpara një gjykate arbitrazhi të AIA (afera Beijing – Skyrizon) [Në vitin 2017 41% e Motor Sich është rilevuar nga kinezja Beijing’s Skyrizon Aviation, shënimi i redaksisë.]. Kina, që kërkon 4.5 milion dollarë, e ka quajtur shtetëzimin një «vjedhje». Sipas Pekinit, «Nga 2020 qeveria ukrainase ka krijuar probleme të vazhdueshme, kritikuar, mashtruar dhe persekutuar pa arësye investitorët kinezë, deri vendosur sanksione ekonomike speciale pa motiv, me qëllim shtetëzimin e Motor Sich PJSC me mjete të paligjshme dhe plaçkitur paturpësisht pronat kineze jashtë vendit». Më 20 tetor Këshilli i Sigurisë dhe i Mbrojtjes ka sekuestruar në territorin ukrainas prona të 4000 kompanive dhe personave rusë. Masa ka të bëjë edhe me personalitetet ukrainase të transferuar në Rusi përpara lufte, për shembull këngëtaret Taisiya Povaliy, Ani Lorak, Anna Sedokova, si edhe prezantuesja televizive Regina Todorenko.
Ndalimi i kishës ortodokse
Më 1 dhjetor Këshilli për Mbrojtjen dhe Sigurinë ka vendosur t’u «ndalojë organizatave fetare, anëtare me qendra influence të Federatës Ruse, që operojnë në Ukrainë», ka njoftuar presidenti Zelensky, duke firmosur dekretin 820/2022. Në Shërbimin Shtetëror për Etnopolitikën dhe Lirinë e Vetëdijes i është besuar detyra e sekuestrimit të kishës ortodokse që i referohen Patriarkatit të Moskës. Dy javë më parë shërbimi i inteligjencës ukrainase (SBU) ka kontrolluar brutalisht një manastir, duke e akuzuar popin se e kishte quajtur Rusinë «Nëna Rusi». Presidenti Zelensky mendon të respektojë normat perëndimore të të drejtave të njeriut. Është një fakt që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut nuk do të mund t’i pranojë me denoncimet e Rusisë pasi Moska ka dalë nga Këshilli i Europës.
Ndërprerja e të gjitha raporteve me Rusinë
Më 4 tetor presidenti Zelensky ka firmosur një dekret që ndalon çdo negociatë të re me Rusinë. Më 1 dhjetor Danilov ka nxitur ta «shkatërrojë Rusinë», duke e saktësuar kështu konceptin: «Duhet vetëm të shkatërrohen për të pushuar së ekzistuari si shtet, brenda kufijve ku ekzistojnë tani… Janë vetëm barbarë dhe kur thoni se duhet të ulemi në të njëjtën tryezë më këta barbarë dhe të flasim me ta, mendoj se është e padenjë për popullin tonë».
(nga Réseau Voltaire)
Përgatiti
ARMIN TIRANA