Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas skandalit të ministres për Sipërmarrjen, Edona Bilali e cila siç është denoncuar në media, i ka dhënë ish-sekretares së saj, Kamela Hasko, grant 50 milionë lekë.
Berisha shkruan një postim në Facebook se kjo është vjedhja e radhës me protagonistë ministrat e Ramës.
“Edona i do shumë paratë, por është dhe bujare! Ato të shtetit i ndanë me shoqet! Kështu, pa asnjë gajle apo skrupull, lumturon shoqen dhe vetëm me një dorë me 50 milionë lekë. Of… of… of… shoqe jemi, paratë i ndajmë bashkë!”, shkruan Berisha.
Lideri i opozitës rendit abuzimet e zyrtarëve të tjerë të shtetit me grantet që duhet të shkonin për zhvillimin e sipërmarrjes, duke përmendur kreun e FSHZH, Dritan Agolli që i dha 500 mln lekë djalit të tij.
Reagimi i Berishës
Edona i do shumë paratë, por është dhe bujare!
Ato të shtetit i ndanë me shoqet!
Kështu, pa asnjë gajle apo skrupull, lumturon shoqen dhe vetëm me një dorë me 50 milionë lekë. Of… of… of… shoqe jemi, paratë i ndajmë bashkë!
Por, nuk është vetëm ish-sekretarja e saj, Kamela Hasko, që lumturohet nga Edona e cila grantet për Start-up-et i shndërroi në grante për Start-vjedhje apo grante për t’u rrëmbyer në konflikt të pastër interesi.
Raste tipike të tilla, të denoncuara nga “Piranja” përveç Kamelës:
1- Dy përfaqësuesit e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit Mata dhe Sarapuli.
2- Flladi Agolli, i cili është i biri i hajdutit, me damke Dritan Agolli, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit i cili ka grabitur 4 milionë lekë për Start-up-in e tij.
Shtoj këtu se hajduti famoz, Dritan Agolli ka shpërblyer vetë djalin e tij me 500 milionë lekë, duke shpallur fitues për manualin e gatimeve, shefin e restorantit të tij.
3- Edona lumturon Altin dhe Arbi Bamllarin, babë e bir, me 50 milionë lekë për kompanitë e tyre “Skytech” dhe “3DSKY”. Vjedhje të pastër mbajnë erë dhe rastet e tjera të lumturuara nga Edona që i do shumë paratë dhe duket për këtë pasion shpallë edhe bosin e saj Zeus.