Berisha: Rama hoqi nenin që ndalonte qarkullimin e ilaçeve të pamiratuara nëpërmjet Vilma Nushit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar këtë pasdite një takim me Departamentin e Shëndetësisë në PD. Berisha tha se kryeministri Edi Rama hoqi nenin që ndalonte qarkullimin e ilaçeve të pamiratuara nëpërmjet Vilma Nushit.

“E vërteta është se, në tërësi listën e ilaçeve sot e bëjnë kompanitë e prodhimit. Pasi zhdukën disa standarde ligjore për Shqipërinë, ilaçet kallpe në farmacitë tona, në sistemin tonë farmaceutik, janë rregull.

Ne kishim një ligj, siç e dini, sipas të cilit në Shqipëri nuk mund të qarkullonin ilaçe të pa miratuara nga enti i BE-së apo i SHBA-së, për përdorimin e tyre. Neni i parë që ndryshoi në ligj Edi Rama erdhi në pushtet ishte, ishte abrogimi i këtij neni.

U hoq ky nen i diktuar kryesisht nga Enti Farmaceutik i Beogradit që kishte përfaqësues Vilma Nushin dhe kështu me rradhë. Sot shqiptarët nuk dijnë se çfarë blejnë në farmaci. Recetat që lëshohen nuk kanë asnjë garanci se ilaçet që marrin të sëmurët kanë efikasitet.

Është vendosur një raport në jo pak raste, i padrejtë, por edhe ç’njerëzor mes sektorit privat dhe atij publik. Sektori publik të diagnostikon, por nuk të operon, nuk të ofron ndihmë, sepse ka një marrëveshje të fshehtë me sektorin privat dhe ky është një realitet.

Nuk të operon, jo se nuk ka aftësi, njohuri, potencial, por nuk të operon sepse ndan fitimet me sektorin privat. E kundërta ka qenë e imagjinuar dhe i kundër duhej të ishte destinacioni i privatit.

Ne jemi për shërbimin privat, por jo në një simbiozë, bashkëpunim të tillë në kurriz të jetës, shëndetit dhe financave të njerëzve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply