Berisha: Sipas KLSH 122 mld lekë janë vjedhur në 9 muaj, ndaj nuk rriten pagat e mjekëve

Kryetari i PD, Sali Berisha në një takim me Departamentin e Shëndetësisë në PD, deklaroi se KLSH ka raportuar se 122 miliardë lekë janë vjedhur e abuzuar në 9 muaj. Berisha thotë se kjo është arsyeja pse nuk rriten rrogat e mjekëve.

“Të gjitha këto kanë një shkak, injorimin e sistemit jetik për shoqërinë shqiptare. Edi Rama deklaronte se brenda këtij viti do të kishte një dyfishim të pagave, krahasuar me vitin 2013. Nuk deklaroi dot se do të barazohen rrogat e mjekëve  me Kosovën. Kolegët tuaj më Kosovë marrin një rrogë 2 herë më të madhe se ju këtu.

E kuptoj se vërtetë emigracioni është i pashmangshëm edhe për disa arsye, por ata që duan të mbajnë një sistem shëndetësie bëjnë gjithçka për të paguar e shpërblyer punonjësit e këtij sistemi.

Është reale që nga Italia, Çekia, Hungaria shkojnë në Gjermani, por është e vërtetë se Hungaria pikërisht për këtë shkak, dhe për një arsye tjetër, rrogat e mjekëve i disafishoi, duke lënë në këtë mënyrë një marzh shumë të vogël ndryshimi, vetëm e vetëm që ti qëndronte sistemi në këmbë.

Nëse ne duam ta mbajmë këtë sistem, ne sigurisht nuk mund ta mbajmë me emulacion. Ne do ta mbajmë me shpërblim dhe kushte. Por kur përdor buxhetin për të pasurua veten dhe ministrat, kur firmos për 3 djegësa 420 milione euro dhe asnjëri nuk është në punë, e dy nuk ekzistojnë fare, kur vepron, gjithçka në kundërshtim me ligjet, duke çelur derën e grabitjes së pasurisë dhe buxhetit, atëherë nuk mbetet për rroga.

Kur KLSH-ja konstaton se në 9 muaj e parë të këtij viti u vodhën e u shpërdoruan, 122 miliardë lekë, pra 30% më shumë se fondi i përgjithshëm i pagave të kësaj republike. Pra aq sa u vodhën dhe u shpërdoruan gjatë këtyre 9 muajve, çdo rrogëtar i këtij vendi mund të kishte marrë rrogë dyfish dhe do të kishte tepruar 1/3.

Por sigurisht që kur ndërton shkolla në Tiranë me 6 fishin e çmimit, kur shkolla ka standarde., 680 mijë euro, dhe kaq i ndërton PNUD-i me paratë e donatorëve. Nëse ndërton një nënkalim me 13.2 milionë euro, që në mënyrë absolute nuk mund të shkojë mbi 2 mln euro. Nuk mund të shkojë se këto ndërtime bëhen me materiale që kanë manuale që përcaktojnë çmimin e secilit prej tyre, natyrisht nuk ngelet gjë për punonjësit.

Kur e shndërron administratën në një makineri vjedhjeve, sepse vjedh kryeministri, nuk mbetet gjë. Ju mund të ju duket dhe shtroni me të drejtë pyetjen se si mund të vidhen dhe shpërdorohen 122 miliardë lekë në 9 muaj. Po, kjo është historia e tregimeve të Dino Buzatit. Nëse ti që je në krye, vjedh e shpërdoron, çdo firmë pas shkon në atë linjë.

Kjo është arsyeja pse na ikin mjekët e infermierët ne. Kolegia juaj mua më dukej dhe ishte një misionare e vërtetë. Ajo tregonte të gjithë sagën e punës së vet, përballonte 3 komuna të mëdha. Kolegët e saj të sistemuar në Gjermani apo vend tjetër, fare mirë ajo kishte qëndruar. E sa paguhej ajo, asgjë nuk paguhej”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply